Analiza

A duhet ta përdorni Windows XP?

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
A duhet ta përdorni Windows XP?

Më 8 prill 2014, Microsoft-i do të ndalojë suportin ndaj Windows XP, pra bëhet fjalë për më pak se nëntë muaj më vonë. Fund suporti do të thotë se nuk do të ketë më përditësime sigurie dhe as përditësime të tjera të përgjithshme.

Për shembull, në qoftë se gjendet një dobësi në Windows XP, nuk do të rregullohet ndonjëherë. Me kalimin e kohës, Windows XP do të bëhet gjithmonë e më pak i sigurt.

Ndoshta nuk do të ndodhë me kalimin e kohës, sepse krijuesit e malware-ve mezi presin rastin të shfrytëzojnë softuerët e vjetër për të hyrë në PC-në tuaj. Sa më shumë njerëz përdorin një program të tillë, aq më mirë për ta.

Një sistem operativ i vjetër shndërrohet në një target tundues më të madh se sa thjesht një program të vjetër për leximin e PDF-ve. Një vit nga sot, do të jetë ndoshta e vështirë të gjesh një shenjestër më tunduese sesa Windows XP.

Më pak fjalë, ju sugjerojmë që pas kalimit të datës, të mos e përdorni më Windows XP. Më poshtë do t’ju japim disa sugjerime:

– Mund të blini një PC të ri. Me këtë rast keni edhe shumë avantazhe të tjera, megjithatë kjo alternativë mund t’ju kushtojë shumë.

– Një zgjidhje tjetër është të bëni kalimin nga Windows XP në Windows 8 (ose Windows 7 nese arrini të gjeni një kopje). Në këtë rast duhet të siguroheni se hardueri juaj e suporton kalimin në një sistem më të avancuar. Për ta zbuluar këtë, mund të ekzekutoni Windows 8 Upgrade Assistant. Ai do t’ju udhëzojë se çfarë duhet të ndryshoni para kalimit.

– Alternativa e tretë është të kaloni në Linux, çka nuk ju kushton as edhe një qindarkë. Mund të provoni Ubuntu Linux – variacionin më popullor. (PCWorld Albanian)

Windows xp

Lajmet e fundit>