Vëzhgim

A e dëmton kompresimi pamjen e imazhit në HDTV?

Aug 11 2008
0 Shpërndarje
A e dëmton kompresimi pamjen e imazhit në HDTV?

A duken mirë programet në HDTV? Nëse jo, kjo mund tëjetë rezultat i mbikompresimit.Një numër imadh shikuesish dhe ekspertësh thonë se rritja e përdorimit të teknologjisë kompresues e ul shumë niveline pamjes me qartësi të lartë (high-de nition) në ekranin televiziv.Një akuzë e tillë përmende tepër dy mbështetësit më të mëdhenj të sistemit kabllor, Comcast dhe Time Warner, të cilët kanë ngritur zërin për ndërtimin e një algoritmitë ri të kompresimit. Një test mahnitës tregon se së paku dhjetë nga kanalet errjetit HD kanë qenë më të kompresuara në Comcast sesa një në Verizon’s, i cili bazohet në shërbimin FiOS.

Sasia përballë cilësisë

 

Nuk është sekret fakti se shumica e përmbajtjeve dixhitale janë të kompresuara dhe të dekompresuara. Në disa raste, jo vetëm nga ofruesit e shërbimeve të sistemit kabllor, satelitor apo transmetimeve ajrore, por gjithashtu dhe videokamerat, programet dhe nga rrjeti i sistemit satelitor që shpërndan pamjen tek distributorët. Sinjalet e transmetuara të mbikompresuara përmbajnë sasi më të ulët të ngjyrave dhe zë me zhurmë në sfond, që e bën sinjalin të duket me një pamje më të zjarrtë. Megjithatë, kompresimi i lartë i sinjalit HDTV, i mundëson bartësve të sinjalit të dërgojnë më shumë transmetime. Secili transmetues luon të njëjtat ku zime të bandwidth. “Por, ofertat e tyre janë më tërheqëse nëse japin më shumë kanaletelevizive”, thotë Peter Symes, drejtor i standardit dhe teknikës
në shoqërinë “Motion Picture and Television Engineers”. Një argument i rrallë në komunitetin e transmetuesve është se duhet të përdorin të gjithë 19.2 megabit për të pasur një sinjal me të vërtetë me cilësi të lartë HD, ose nëse përdorin të tjera standarde apo kompresime, mund të transmetojnë më shumë sinjale HD dhe një apo dy sinjale me cilësi standarde. “Aktualisht, cilësia është e parëndësishme në krahasim me numrin e madh të shikueshmërisë në transmetim publik, sepse shumica e shikuesve nuk kanë televizorë me rezolucion të lartë”, thotë këshilltari për HDTV, Peter Putman. Por një shikues, Ken Fowler nga Arlington, Virginia, ka publikuar një rezultat krahasues të tij, Comcast-FiOS në AVS Forum. (shikoni në fi nd.pcworld. com/60827). Fowler ka ndërruar Comcast për FiOS, por më pas ka përtërirë shërbimin me Comcast (ende mban FiOS), me qëllim që ti shikojë lojërat kombëtare në Uashington, në HD. Ai paralajmëron se kanalet Comcast nuk kanë pasur popullaritetin e duhur në nivel krahasues dhe kanë pasur pengesa gjatë lëvizjeve të fotogra së.

Kështu që Flower përdor  VO e tij për të regjistruar të njëjtat shfaqje në të dy transmetuesit në FiOS dhe Comcast. Më pas shkarkon në kompjuterin e tij skedarët që i përdor për llogaritjen e sasisë së biteve. Dallimi është nga 0.7% më i kompresuar në Comcast për HBO HD, përkundër 38.5% në teatrin “Discovery HD”. Comcast pranon se aktualisht është duke përdorur kom-presim për disa rrjete HD, por thonë që përmirësimi i teknologjisë kompresuese i mundëson atyre të transmetojnë tre kanale me të njëjtin bandwidth, që paraprakisht është përdorur vetëm për dy kanale, pa ndonjë humbje të cilësisë. Zëdhënësi i Comcast nuk përmend faktin e shumë përgjigjeve nga Flower, të postuara në forumin AVS, “se kompania është duke e rritur cilësinë e pamjeve”. Comcast nuk është i vetmi shërbim që po shikon në rritjen e kanaleve HD në sistemin kabllor.  me Warners Cable është duke testuar një mënyrë të re kompresuese. Dhe shërbimet satelitore DirecTV dhe Dish Network janë duke kaluar në algoritme më të avancuara të kompresimit. Megjithatë nuk janë duke aplikuar kompresime të reja të sinjalit transmetues. Formatet e transmetimeve me cilësi të lartë HD, mund të kenë efekte dalluese në kompresimin e cilësisë. ABC dhe Fox, në dallim nga rrjetet e tjera, përdorin formate më përparimtarë (720p) për të cilët Putman dhe të tjerë ekspertë thonë se toleranca në kompresim më të lehtë është pak më e mirë se formatet 1080i, tepër të kompresuara, si te disa transmetues, si CBS, NBC dhe PBS.

Shenja Dalluese Blu-ray

Për konsumatorët zgjidhja më e mirë HD është disku blue-ray, përmbajtja e të cilit transmetohet përmes lidhjes HDMI. “Ja pse është shenjë dalluese”, thotë Syme. Nëse ju dëshironi të keni HD shërbime, Symes ju rekomandon të regjistroheni për një shërbim  ber-optik si FiOS apo U-Verse të AT&T. Përveç kësaj, Syme thotë se ka aq shumë konkurentë në mes shërbimeve kabllore dhe satelitore, kështu që më e mira që mund të bëni është të pyetni shokët tuaj për kaulitetin e shërbimit që marrin. Që të dy, Syme dhe Putman thonë se industria e shërbimeve televizive do të përmirësohet vetëm nëse konsumatorët u drejtohen shërbimeve më të mira me pamje sa më cilësore.

Lajmet e fundit>