Analiza

A e dini se kush e shpiku e-mailin 32 vjet më parë

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
A e dini se kush e shpiku e-mailin 32 vjet më parë

emailBesoj se shumica prej jush nuk e dinë se kush është krijuesi i e-mailit, ndaj po jua themi. Të gjitha meritat i shkojnë një indiani-amerikan që quhet Shiva Ayyaudurai. Ai krijoi sistemin e marrjes dhe dërgimit të mesazheve elektronike që sot quhen “e-mail”. Ai e bëri këtë për llogari të qeverisë amerikane më 30 gusht të vitit 1982.

Shiva studioi në shkollën e mesme Livingston në New Jersey, periudhë gjatë së cilës filloi kërkimet për krijimin e e-mailit. Në 1978 ai krijoi një mini sistem e-maili, të cilin në vitin 1982 e përpunoi duke sjellë një sistem të plotë të mesazheve elektronike, atë që ne përdorim sot. Në atë kohë kjo gjë quhej një kopje pasi nuk ekzistonin akoma patentat e autentikimit. Bazuar në këtë Shiva u vlerësua me një çmim si Talent në Shkencë në shkollën e mesme në vitin 1981.

Kopja origjinale e krijimit të tij mbahet sot në Muzeun Internacional të Historisë Amerikane. Shpikja e tij la një gjurmë shumë të madhe në historinë e komunikimit dhe teknologjisë. Qarkullojnë dhe disa persona të tjerë që pretendojnë se kanë shpikur e-mailin, por deri më sot ekzistenca e këtij sistemi i detyrohet zyrtarisht vetëm Shiva Ayyadurai. (PCWorld Albanian)

41259157

Tags >

email
Lajmet e fundit>