Lajmet

A e dinit se Facebook ofron ikona të ndryshme të njoftimeve bazuar në vendndodhjen tuaj

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
A e dinit se Facebook ofron ikona të ndryshme të njoftimeve bazuar në vendndodhjen tuaj

fb joinNëse ju u jepni rëndësi detajeve, a keni vërejtur këtë ndryshim në Facebook? Ikona e njoftimeve në krye të ekranit desktop të shërbimit të Facebook-ut ka një pamje të ndryshme sipas vendndodhjeve ku aksesoni rrjetin social.

Këto ikona nuk duket të jenë diçka e re, ngaqë janë aktive që nga nëntori i vitit të kaluar, por shumë përdorues nuk janë në dijeni të kësaj.

Më poshtë do të shihni se si shfaqet ikona kur aksesoni Facebook nga SHBA-ja dhe vendet e Amerikës Latine përmes një VPN-je si dhe çfarë ikone shfaqet për hemisferën lindore, pra Azinë dhe Evropën. Ky është një detaj shumë i vogël, por që mund të bëjë diferencën dhe është një mënyrë e të treguarit se Facebook është një shërbim global dhe jo vetëm në SHBA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>