Analiza

A e imagjinoni botën pa telekomandë

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
A e imagjinoni botën pa telekomandë

A mund ta imagjinoni botën në të cilën nuk ekziston telekomanda? Pikërisht këtë lloj bote e “imagjinon” Ketan Banjara, një nga dizajnerët e PredictGaze, teknologji e cila kombinon zbulimin e shikimit, njohjen e gjesteve dhe shprehjen e fytyrës dhe i cili dëshiron të krijoj mënyra më natyrale me të cilat mund të kontrollohet gjithçka, nga televizori deri te automjeti.

Edhe pse shumë njerëz tashmë po ballafaqohen me pajisje me ekran me prekje, PredictGaze është një ndër kompanitë që konsiderojnë se e ardhmja është në kontrollin pa prekje. Edhe pse në shumicën e pajisjeve sot gjenden kamerat, këtë të ardhme nuk është vështirë ta parashikojmë.

Teknologjia e tyre momentalisht po testohet në dyqanet në Japoni. Pronarët shpresojnë se informacionet e marra do ta përmirësojnë shitjen, nëse artikujt i vendosin më mirë në dyqane.

Mundësitë e shfrytëzimit të kësaj teknologjie janë të mëdha.

Aplikacioni mund të variojë nga parandalimi i fëmijëve nga shikimi i programeve të pa përshtatshme e deri të ndjekja e syve dhe paralajmërimi i shoferit nëse përgjumet gjatë ecjes me makinë

Teknologjia e kësaj kompanie kombinon mundësinë e mësimit të makinës dhe algoritmet e vizionit kompjuterik në softuer, i cili mund të përdorë edhe kamera standarde në mënyrë që të përcaktojë se në cilin drejtim dikush po shikon, çfarë gjinie është ai person, etj.

Softueri po ashtu mund të njoh edhe gjestet pas të cilave aktivizon punë të caktuara të pajisjes.

“Nuk kemi mbledhur disa teknologji të ndryshme në një vend. Kjo dallon shumë nga ajo. Kjo është vetëm një teknologji e cila mund të bëjë njohjen e fytyrës, gjesteve dhe shikimit”, -tha Banjara.

Nga kjo kompani thanë se të gjitha informacionet procesohen në vet pajisjen dhe se nuk dërgohen në serverë të largët për procesim të mëtejshëm. Po ashtu asgjë që kamera regjistron nuk ruhet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>