Vëzhgim

A e zhvat Google më shumë bandwidth?

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
A e zhvat Google më shumë bandwidth?

altNjë analist i industrisë dhe telekomit deklaron se Google përdor më shumë bandwidth se sa paguan.
“Është ironike që Google, përdoruesi më i madh i internetit, paguan kaq pak për të financuar internetin”, shkruan në një raport Scott Cleland, president i kompanisë për kërkime, Precursor.
Richard Whitt, përgjegjës për telekomin e Google në Washington, ka theksuar se kompania e Cleveland është paguar nga kompani të telefonisë dhe kabllorëve, ndaj ai nuk mund të jetë neutral. “Të thoni se Google ‘përdor’ lidhjet e përdoruesve të internetit tregon një panjohuri thelbësore se si interneti punon”, ka shkruar Whitt në kundërshtimin e tij.
Google, Microsoft dhe operatorët e tjerë të internetit kundërshtojnë ofruesit e internetit si AT&T dhe Verizon, të cilët dëshirojnë të ofrojnë një rrjet më të shpejtë për kompanitë që paguajnë më shumë.
“Ne nuk e fajësojmë z.Cleveland që bën veç punën e tij”, ka shkruar Whit. “Por është fatkeqësi që kompanitë e telefonisë dhe kabllore financojnë punën e tij dhe pengojnë lançimin e raporteve, që do të ndihmonin në zgjidhjen e problemeve të konsumatorëve.”
 

 

Lajmet e fundit>