Analiza

A ekzistojnë me të vërtetë burime të besueshme të shkarkimit të softuerëve ?

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
A ekzistojnë me të vërtetë burime të besueshme të shkarkimit të softuerëve ?

Keyboard

Në ditët e sotme, fatkeqësisht, ekzistojnë shumë pak individë të cilët shprehen të gatshëm të paguajnë sasi të caktuara parash për softuerë në Windows, dhe të ardhurat nga reklamimi janë në një rënie të vazhdueshme.

Nëse dëshironi të shkarkoni një softuer, zakonisht jeni të prirur të kërkoni në motorët e kërkimit të Google ose Bing dhe menjëherë ndiqni lidhjet të cilat figurojnë në krye të listës së rezultateve. Paneli i shkarkimeve së Cnet, Download.com, mund të jetë një nga distributorët më të këqinj të softuerit për shkarkim. Siguria juaj varet nëse arrini të parandaloni instalimet e softuerëve të tjerë të padëshiruar në kompjuterin tuaj gjatë kohës që ndiqni proçedurat e instalimit. Mos harroni se shkarkimi i një softueri do të thotë se siguria juaj është në dorën e dikujt tjetër i cili mund të fitojë një sasi më të madhe parash duke tradhëtuar besimin tuaj sesa duke ju ndenjur besnik.

Në fakt, mënyra më e sigurt është shkarkimi i softuerëve direkt nga burimi origjinal, edhe pse jo të gjitha kompanitë janë të besueshme. Microsoft dhe Mozilla janë të drejtpërdrejt, ndërkohë që Oracle dhe Adobe mund t’ju sjellin edhe disa programe të tjera të padëshiruara së bashku me softuerët e tyre nëse ju nuk tregoni një kujdes të madh. Përshembull mund të ketë qëlluar që gjatë shkarkimit të Adobe Flash Player, automatikisht shkarkohet edhe shfletuesi Google Chrome.

 Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë kompani të vogla të cilat janë të besueshme realisht, por disa të tjera ofrojnë lidhje të tilla të cilat ju dërgojnë drejt uebsiteve të palëve të treta, ngjashëm me Download.com të cilën e përmendëm më sipër.

Nëse ende nuk jeni të sigurt cilët programe të shkarkoni dhe ku gjeni ju sugjerojmë të provoni Major Geeks  ose Gizmo’s Freeware . Gijthashtu mund të provoni edhe uebsitin AlternativeTo e cila i rendit softuerët që dëshironi të shkarkoni sipas votimve nga njerëzit të cilët i kanë provuar më parë.

Të tre rekomandimet e mësipërme ju drejtojnë tek uebsitet origjinale të softuerëve që kërkoni. Kjo është diçka e rëndësishme pasi ndihmon të evitoni Google dhe rrezikun e klikimit mbi reklamat e ofruara. Siç edhe mund t’a tregoni nga vetë eksperienca juaj, Google nuk është një guidë e mirë e sajteve për shkarkim.

Por duhet të jeni të kujdesshëm sepse edhe faqet direkte të shkarkimit mund të rezultojnë hileqare dhe do të përfundoni duke shkarkuar softuerë që në të vërtetë nuk i dëshironi. Për shembull, paraqitja e një butoni super të madh me një ngjyrë të ndezur që lexon Download (Shkarko) dijeni se ka për tju ridrejtuar për tek lidhjet e padëshirueshme, ndërkohë që është një shkrim i vogël i cili lexon Shkarko mban lidhjen e kërkuar prej jush.

Amazon, Apple, Google dhe Microsoft, janë treguar të kujdesshëm me dyqanet e aplikacioneve duke evituar mashtrimet. Janë këto dyqane aplikacionesh që tashmë mbajnë përgjegjësinë kryesore kjo si shkak i rritje së fuqishme që ka njohur kohët e fundit trendin i smartfonëve.

Për të mbrojtur kompjuterat tanë është e nevojshme të paisim me softuerë të sigurisë. Mbani mend diçka shumë të rëndësishme; nuk gjendet asnjë zëvendësues i vigjilencës suaj, prandaj tregohuni më të kujdesshëm lidhur me lidhjet të cilat përdorni në përpjekje për të shkarkuar softuerë.

(PCWorld Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>