Lajmet

A është fjalëkalimi juaj i Twitter-it mjaftueshëm i sigurtë

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
A është fjalëkalimi juaj i Twitter-it mjaftueshëm i sigurtë

twitter siguriNjë zhvillues njujorkez ka krijuar një uebfaqe, ismytwitterpasswordsecure.com, për të kontrolluar fortësinë (sigurinë) e fjalëkalimit tuaj të Twtter-it.

“Është një botë e rrezikshme, fjalkalimi juaj i Twitter-it mund të shkaktojë rënie të indeksit Dow Jones dhe një grup me poste që mund të jenë pjesë e ardhme e gazetave. Duhet të bëni kujdes”, shkruhet në uebfaqe”

“Me qëllim që të ofrojmë një ndihmë për të ruajtur fjalëkalimet, po krijojmë një algoritëm që ekzaminon fjalëkalimin tuaj dhe ju thotë shkallën e sigurisë”.

Nëse ju shkruani informacionin tuaj apo ndonjë karakter tjetër, ju do të shihni një shkrim prej: “JO JO JO JO JO, mos u bëni idiotë” dhe faqja bëhet direkt e kuqe.

“Asnjëherë mos i shkruani të dhënat tuaja të Twitter-it në një faqe që nuk është Twitter, thuhet në faqe. “E njëjta gjë duhet bërë edhe me faqet e tjera Facebook dhe Linkedln”.

Dhe në fund krijuesi i faqes ka shumë të drejtë, faqja e tij nuk është thjesht një lojë, por ofron mësime të rëndësishme për rreziqet që mbarten në faqe mashtruese. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>