Lajmet

A është Kingsoft Office alternativa më e mirë e Microsoft Office

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
A është Kingsoft Office alternativa më e mirë e Microsoft Office

Kingsoft Office mund të konsiderohet si një prej kloneve më të mira pa pagesë të Mirosoft Office. Aktualisht Kingsoft ka lançuar paketën Office Free 2013 për sistemin Windows e cila përfshin tre module: Writer, Spreadsheets dhe Presentations që korrespondojnë me Word, Exel dhe PowerPoint të Microsoft.

Për disa arsye të rëndësishme mund të themi se kjo paketë qëndron në krye të listës së alternativave të Microsoft Office:

– Struktura është shumë e qartë dhe dizajni është shumë i këndshëm. Është e vërtetë që kjo paketë pa pagesë ka huazuar një pjesë të mirë të elementeve në ndërfaqen e Microsoft Office 2003. Bëhet fjalë për të njëjtët elemente që mund të hasen edhe tek alternativat e tjera si: LibreOffice, OpenOffice etj. Në versionin e fundit Kingsoft ofron disa versioni dizajni për përdoruesit: “2013 Elegant Black”, “2013 Water Blue” dhe “Classic Style”.

– Një prej avantazheve të Kingsoft krahasuar me Microsoft është përfshirja e tab-ve për dokumente të ndryshme që do të thotë se kur keni disa dokumente të hapura nuk kaloni nga njëra dritare në tjetrën, por thjesht kërkoni tek tab-et e hapura.

– Kingsoft përfshin gjithashtu mjetin e përshtatjes së paragrafëve që do të thotë se përdoruesi mund të veprojë brenda paragrafit dhe të modifikojë hapësirën midis rreshtave shumë lehtësisht.

Kingsoft Office

Tags >

office
Lajmet e fundit>