Analiza

A është kjo logoja e re Android-it

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
A është kjo logoja e re Android-it

Logoja e tanishme e Android-it ka mbetur e pandryshuar që kur është paraqitur platforma, por tani, pas 5 vite e gjysmë pas lëshimit të reklamës së T-Mobile G1, mund të jetë koha për një përditësim.

android-logo-g-watch.0_standard_640.0I postuar më herët gjatë kësaj jave nga llogaria në Twitter @upleaks, animacioni prej 17 sekondash në ndezje për G Watch-in e LG-së përmban stilet e një pajisjeje të Google, të frymëzuar nga Android, por pjesa e rëndësishme vjen në fund, kur një shenjë e re me fjalë Android paraqitet.

Është shkruar me shkronja të vogla dhe ka një ndjenjë më të butë, më të afërt se sa logoja e tanishme e një roboti nga e ardhmja – pyetjet e vetme janë nëse është logo e vërtetë e ardhshme dhe, nëse po, a do të jetë një standard për të gjithë brendin Android.

Gjatë zotërimit të vet të shkurtër të Motorola-s, Google bëri një ndryshim të logos së kësaj kompanie, kështu që një ndryshim i logos edhe të Android-it nuk do të ishte gjë edhe aq e parealizueshme.

Logoja e re e Android-it, nëse është vërtetë e tillë – ka një përfaqësim të ngjashëm me brendin e zinxhirit të dyqaneve Bloomingdale, por kjo gjë me siguri që është e paqëllimshme. Google është në mes të lëshimit të Android Wear, që është platformë që do të mund të përdorej nga orët e mençura. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>