Lajmet

A është kompjuteri juaj gati për Windows 7?

May 10 2009
0 Shpërndarje
A është kompjuteri juaj gati për Windows 7?

Nëse planifikoni të instaloni Windows 7 Release Candidate, është ide e mirë që të lëshoni Upgrade Advisor, me ç’rast ju kërkon vetëm disa minuta kohë.
Pasi ta shkarkoni dhe ta instaloni Upgrade Advisor, ju do të shihni një dritare hyrëse që ju sugjeron të lidhni të gjitha pajisjet e jashtme që keni, si hard disqe, kamera, MP3 Player, etj.
Upgrade Adisor e kam lëshuar në një PC me këtë konfiguracion: procesor AMD Athlon x64 3200+ 2.0 GHz, 1GB RAM, ATi Radeon X1950 Pro me 512 MB Ram dhe një disk prej 250 GB.
Gjersa procesori, hard disku dhe kartela grafike përshtaten me kërkesat minimale të Windows 7, Upgrade Advisor sugjeron që 1 GB RAM plotësojnë kërkesat për versionin 32-bit të Windows 7, por nevoiten së paku 2GB për të lëshuar versionin 64-bit të Windows 7.
Gjithashtu është përmendur se Windows 7 nuk përkrahë filtrim të ueb faqeve (Windows Mail dhe Kontroll Prindëror) 
Upgrade Advisor punon në Windows Vista dhe Windows XP Service Pack 2. 

 

Lajmet e fundit>