Harduer

A është ky iPhone 5?

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
A është ky iPhone 5?

Por diçka në Gizmodo ma zuri syrin dhe më shtyu të shpalos të njëjtën gjë para jush. Në fakt kjo që po shihni në fotografi nuk është një iPhone 5, por është një klon i bërë nga një fabrikë në Shenzhen të Kinës, ku në fakt prodhohet edhe vet iPhone 5. A ka gjasa të jetë iPhone 5 i vërtetë?

Edhe më parë Gizmodo i ka bërë telashe kompanisë Apple duke paraqitur detaje që nuk do të duhej t’i dinte askush e kësaj radhe disi e kam një përshtypje se bëhet fjalë për një produkt të vërtetë. Dizajni i këtij produkti kopje është në koordinim me thashethemet e mëhershme për shtëpizën e plastikës dhe të rrumbullakët për pjesën e prapme, e gjithashtu edhe bie në koordinim me fotografimin e bërë gjatë kësaj jave.

Nga perspektiva e parë të ngjan me iPhone’in origjinal (për mua personalisht dizajn më i mirë se iPhone 4), ndërsa Gizmodo më tej vazhdon se disi të ngjan si një kombinim i të gjithë iPhone’ve të prodhuar deri më sot. Në mes tjerash edhe thjeshtësia në dizajn detyrimisht aludon në atë se bëhet fjalë për diçka të vërtetë.

Gizmodo më tej njofton se sipas raporteve të punëtorëve celulari veçse është futur në prodhim dhe gjersa ne po raportojmë ai është duke ecur nëpër procedurat e prodhimit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>