Analiza

A është lufta kibernetike një mashtrim

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
A është lufta kibernetike një mashtrim

google-chrome-malware-warning-stock1_1020.0Ditën e enjte, Amnesty International publikoi një softuer të ri i quajtur “Detekt” i cili ka për qëllim të zbulojë nëse ekziston një spiunim shtetëror në kompjuterët tanë. Në parim ky është një skaner virusesh, por gabimet që zbulon janë diçka përtej asaj që jemi mësuar të shohim. Këto janë gabime të avancuara, dizenjuar për të vjedhur llogaritë tona, madje edhe të përgjojnë thirrjet në Skype. Të tilla metoda janë përdorur në shtete si Bahrein, Egjipt dhe Vietnam me qëllim ndjekjen e individëve të inkriminuar.

Mundet të jetë e pamundur që ndonjëri prej jush që po lexon këtë artikull të jetë shënjestruar nga të tilla sulme, por është e rëndësishme të mendojmë se çfarë mund të ndodhë nëse do të kishit qenë një objektiv. Qeveria amerikane po shpenzon dhjetëra miliarda dollar çdo vit për të mbrojtur shtetin nga sulmet dixhitale. Por në hapësirën kibernetike, aplikohen të tjera rregulla. Nuk ka një kufi të cilin mund ta mbroni e as që ekziston ideja e një sovraniteti kombëtar. Në rrjet, nuk ekziston asnjë dallim mes policisë dhe as kriminelëve.

Me pak fjalë, nëse do të gjenit një “spyware” në kompjuterin tuaj ditën e nesërme, ju sigurojmë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë nuk do të ndihmojë askënd. Pse? Sepse kjo infrastrukturë e sigurisë është ngritur me qëllim mbrojtjen e rrjeteve ushtarake dhe qeveritare. Kur ekspertët flasin rreth mbrojtjes së shtetit nga sulmet kibernetike, kjo do të thotë se të gjithë të tjerët duhet të mbrojnë vetveten. Kur gazeta New York Times u sulmua nga hakerat kinez të sponsorizuar nga shteti në 2013, ishte një firmë private ajo që i zbuloi ata dhe jo imponimi i ligjit. Teksa qeveritë ndërtojnë mbrojtje më të sofistikuara, hakerat po sulmojnë civilë të pambrojtur. Rezultati, qeveritë sulmojnë civilët e secilës palë dhe askush nuk shqetësohet për sigurinë civilëve të tyre.

Në fakt, financimi i gjerë kësaj mbrojtje kibernetike po i bën gjërat më keq. Teknikat që fshihen pas këtyre “armëve” dixhitale janë të gjitha të zhvilluara nga organizata të ngjashme me NSA-në. Janë po këto agjenci të cilat po lobojnë kundra enkriptimit të të dhënave të cilat mbrojnë bisedat tona nga spiunimi. Këto organizata po zbulojnë dobësi të sigurisë të cilat po i mbajnë të fshehura, duke shërbyer si një derë e hapur për çdokënd që mund ta zbulojë në të ardhmen.

Nuk shpresojmë që secili prej jush që ka lexuar këtë artikull të mund të zbulojë diçka të dyshimtë në kompjuterit e tij, por teksa dëgjojmë të tilla gjëra po nervozohemi më shumë. Nëse zhvillim i mbrojtjes kibernetike nuk është për të na mbrojtur ne, atëherë për çfarë shërben? Pse po zhvillojnë të tilla “armë” dixhitale nga të cilat nuk mund të mbrohen dot? Ku qëndron e mira e kësaj lufte nëse nuk mund të mbrojnë dot civilët? Por këto mbeten “armë”, dhe armët janë një arsye e mjaftueshme.

Duke u bazuar në këtë logjikë mund të kuptojmë pse grupe të tilla si Amnesty International nuk e pëlqen termin “cyberwar”. Lufta mund të jetë e tillë, Amerika kundër Kinës, ku secila prej tyre sulmon dhe mbrohet. Por realiteti është krejt ndryshe, sepse po flasim vetëm për sulm, dhe dëm të përgjithshëm. Ne po ndërtojmë armë më të mira me qëllim mbrojtjen e pjesëve më të fuqishme të shoqërisë nga sulmi duke lënë të gjithë të tjerët të pambrojtur. Kjo luftë nuk është mes Amerikës dhe Kinës, as mes policisë dhe kriminelëve. Është një “luftë” mes shqelmave dhe fytyrave. (PCWorld Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>