Lajmet

A është më e rëndësishme CV-ja apo cicërimet në Twitter?

Jul 6 2012
0 Shpërndarje
A është më e rëndësishme CV-ja apo cicërimet në Twitter?

Kur të aplikoni për ndonjë vend të lirë pune, ju gjithmonë mundoheni ta përpiloni dhe ta zbukuroni CV-në, duke renditur të gjitha pozitat paraprake si dhe të arriturat tuaja. Ditëve të sotme, rrjetet sociale mund të ju ndihmojnë shumë dhe janë shumë të dobishme për të gjetur punë.

Tani pyetja që shtrohet është: a është më e rëndësishme CV-ja e mirë, apo sa më shumë cicërima në rrjetin Twitter?

Si gjithmonë, ekzistojnë edhe përparësitë edhe mangësitë për të dyja opsionet.

Diplomat e lëshuara nga Universitetet prestigjioze si dhe përvoja paraprake e punës nëpër kompani të njohura, gjithsesi që janë shumë të dobishme për CV-në tuaj. Në anën tjetër, shumë ndërmarrje “të njohura”, nuk janë më të respektuara si dikur. Le të marrim si shembull bankën kryesuese në Shtetet e Bashkuara, JPMorgan, që është duke pësuar shumë humbje.

Dhe në këtë rast, janë cicërimat që vijnë në shprehje dhe ofrojnë më shumë shanse. Sot, shumica e punëdhësve kur të pranojnë aplikacionet për punësim, menjëherë kontrollojnë rrjetet sociale dhe kërkojnë që të gjejnë profilin tuaj në mënyrë që të fitojnë një ide se kush jeni ju. Prandaj, mundohuni që të lini përshtypje sa më të mirë.

Megjithatë, BBC këshillon që të mos përdoren tepër rrjetet sociale, sepse kjo mund të ketë një efekt negativ, dhe të krijoj përshtypjen se shpenzoni më tepër kohë duke postuar cicërima, se sa që punoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>