Analiza

A është përmirësuar Windows 8 gjatë dy viteve

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
A është përmirësuar Windows 8 gjatë dy viteve

d854kkaiq9v3vo6miculWindows 8 ka dalë para pothuajse dy viteve dhe ka marrë dy përditësime. Microsoft nuk ka përmirësuar çdo gjë, por ka shtuar disa gjëra që mund të ju bëjnë të lumtur – dhe pritet që edhe gjëra të tjera të mira të vijnë. Dhe ja se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë jo.

Gjendja e tanishme e Windows 8

Le të fillojmë me më të dukshmin: “Metro” (tani quhet Modern UI) është ende i pranishëm dhe nuk duket që do të largohet. Ai ka marrë disa opsione të reja për rregullim dhe është pak më lehtë të përdoret me një tastierë dhe mi, por nëse ju – sikur shumica e njerëzve – nuk jeni të interesuar në përdorimin e tij, mund ta shihni si gjë të panevojshme dhe ardhja e këtyre risive për të nuk do të ju hyjë aspak në punë.

Por kjo është një gjë e mirë: nuk duhet ta përdorni atë. Windows 8.1 paraqiti Boot to Desktop, që një është kuti kontrolluese e dobishme që ju ndihmon ta tejkaloni tërësisht ekranin fillestar – gjë e cila mund të bëhej që nga dita e parë me shumë mjete të palës së tretë. Ndërsa sa i përket përditësimit më të fundit të Windows 8, ai tashmë madje është bërë si i nënkuptuar për pajisjet që nuk kanë ekran të ndjeshëm ndaj prekjeve. Dhe, derisa Microsoft nuk ka kthyer menunë tradicionale Start, atë gjë pritet ta bëjnë, por sërish, ju mund ta merrni atë që tani me mjete si Start8 ose Classic Shell.

Shkurtimisht: po, Microsoft ka zgjidhur disa nga problemet për të cilat ka marrë më së tepërmi ankesa në Windows 8, por ato kanë qenë të përmirësueshme që nga fillimi me mjetet e palës së tretë. Dhe Windows 8 ende pritet të sjell veçori të reja për desktop, që është gjë e mirë. Së fundi, Windows 8 së shpejti do të ju mundësojë që të përdorni aplikacionet e veta “Moderne” në dritaret e tyre, që është gjë e shkëlqyer- sërish, kjo gjë mund të bëhej me një program të palës së tretë, që quhet ModernMix. Ajo tashmë është një veçori e mirë, pasi Modern UI ka disa aplikacione të mira.

Problemi më i madh: Është ende me çmimin prej 80 $

Windows 8 nuk e meriton “urrejtjen” që ka. Natyrisht, Microsoft ka bërë disa gabime, por nëse keni disa shkathtësi mjaft elementare në lidhje me punën në kompjuter, ju mund t’iu shmangeni atyre me lehtësi. Dështimi më i madh nga Windows 8 është dhe ka qenë gjithmonë çmimi që ka. Natyrisht, ai sjell disa veçori të dobishme në desktop, por a janë ato vërtet që të meritojnë çmimin prej 80 dollarësh (120 dollarë për një licencë të re)? Me siguri që jo. Kushtonte 40 dollarë kur doli, por përderisa nuk dëshironi që të përdorni disa nga veçoritë e reja për desktop që ndodhen në të, 80 dollarë janë shumë për marrjen e shumë gjërave të cilat nuk do t’i përdorni.

Kështu, nëse jeni duke e marrë një kompjuter të ri që vjen me Windows 8, mos u shqetësoni. Ju me siguri që nuk do të vëreni ndonjë ndryshim, posaçërisht nëse i bëni disa rregullime të vogla. Por nëse jeni duke vendosur që të përditësoni kompjuterin e tanishëm, e tëra bëhet fjalë se sa jeni duke dashur

që të paguani. Ju mund ta merrni një zbritje nëse jeni student. Dhe nëse e urreni atë aq shumë, vetëm merreni një laptop i cili mund të kalojë në Windows 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>