Biznes

A është Samsung duke u larguar nga Android?

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
A është Samsung duke u larguar nga Android?

Samsung është ndërtuesi i dytë më i madh në botë i smartphone-ëve, duke qenë kështu pas ndërmarrjes Apple. Ajo ka krijuar një barrë të rëndë të Androidit mbi pajisjet e veta, kështu që ndonjë ndryshim në këtë mardhënie mund të paraqes rrezik në biznesin e vet.

Lee e kupton këtë dhe kjo është arsyeja që bëri takimin – i cili përfshiu shefin e wireless-it, Shin Jon-kyun – për të ndryshuar portofolin e ndërmarrjes për pajisjet me wireless dhe vazhdimin me punë në platformën e vet pronësore për smartphone.  E kjo sipas raportit të të përditshme jugkoreane, Dong-a Ilbo.

Nuk është e qartë nëse Lee është duke shikuar tek platformat e tjera si Windows Phone, e cila, sipas disa ekspertëve të industrisë, mund të shkaktojë dyshime në mes të bashkëpunëtorëve për sistemin Android, për shkak të mundësisë që Google të bëjë favorizimin e ofruesit të vet harduerik që e zotëron. Hollësi rreth asaj që se çfarë është biseduar nuk janë përfshirë në raport.

A e ka një zgjidhje Samsung nëse dëshiron të adaptohet? Së paku, një grup i analistëve thonë jo. “Ne besojmë që ndryshimi i dinamikave në industrinë e smartphone-ëve është duke detyruar Samsung-un që të zhvillojë dhe fillojë sistemin e vet operativ të quajtur Bada,” shkruan një analist financiar i ndërmarrjes Trefis.

Përqëndrimi në Bada nuk mund të jetë përgjigjie. Duket se nëse trendi në industri është që të bëhet shpërngulja nga platformat pronësore “in-house” tek më shumë modele të hapura – sikur kalimi i Nokia-s në platformën e Windows Phone./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>