Analiza

A është Twitter duke planifikuar të largojë etiketat # dhe replikat @

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
A është Twitter duke planifikuar të largojë etiketat # dhe replikat @

twitterSipas disa indikacioneve, Twitter është duke planifikuar që të largojë replikat @ dhe etiketat #. Kompania është duke menduar rreth një mënyre për të shfaqur replikat dhe etiketat duke i shpërngulur ato në prapavijë. Ende nuk është e qartë se çfarë nënkupton kjo lëvizje që mund të bëj rrjeti social, por mund të themi që Twitter është duke synuar të ndërmarrë disa ndryshime të mëdha.

Kjo gjë erdhi pasi udhëheqësi i sektorit të lajmeve në Twitter, Vivian Shciller, ka bërë një deklaratë duke iu adresuar konferencës për media të Asociacionit të Gazetave  të Amerikës në Denver para disa ditësh. Schiller i sheh etiketat dhe replikat si “misterioze”, që sugjeron që disa ndryshime mund të jenë në ardhje e sipër në rrjetin social. Përfaqësuesit e këtij rrjeti ishin pyetur nga Buzzfeed për të qartësuar se çfarë nënkuptonte në të vërtet Shciller. Sipas përfaqësuesit, plani është prurja e lidhjeve më të mira, duke shpresuar në marrjen e më tepër aktiviteteve nga përdoruesit e rastit.

“Duke e sjell përmbajtjen e Twitter-it përpara dhe duke i larguar skelet e gjuhës së Twitter-it në prapavijë, ne mund të rrisim ndërveprimet e cilësisë së lartë dhe ta rrisim mundësinë që përdoruesit e rinj ose të rastësishëm ta gjejnë këtë shërbim si të domosdoshëm siç e shohin përdoruesit tanë kyçë,” thotë përfaqësuesi. “Dhe ne kemi marrë hapa fillestarë në atë drejtim me paraqitjen e kohështrirjeve mediatike përpara dhe veprimeve sociale brenda linjës në tetor dhe ne tashmë jemi duke filluar të shohim shenja të hershme që ato nisma janë duke punuar mirë.”

Është e mundshme që Twitter të mos jetë në prag të largimit të etiketave dhe replikave @, pasi që këto gjëra janë veçoritë më të përdorura në Twitter, kështu që mund të mos e shohim largimin e këtyre veçorive edhe për një kohë. Ka më tepër mundësi që kompania mund të jetë duke planifikuar të ndërmarrë këto veprime më të lehta për përdoruesit në atë mënyrë që t’i bëjë përdoruesit që të ndërveprojnë më shpesh se zakonisht.

Sidoqoftë, nëse ndodh, nuk do të ishte hera e parë që Twitter i largon disa veçori të veta. Rrjeti social e kishte larguar versionin origjinal të ri-cicërimeve, kështu që ndërmarrja e ndryshimeve të tjera nuk do të ishte opsion që aspak s’merret parasysh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>