Vëzhgim

A është Viddy blerja e rradhës për Facebook?

May 2 2012
0 Shpërndarje
A është Viddy blerja e rradhës për Facebook?

Gjatë muajit të fundit Facebook u harxhua mirë – përveç blerjes së Instagramit të cilin madje e kanë paguar një milliard dollarë, kjo kompani ka harxhuar më shumë se 500 milionë dollarë në blerjen e patentave, dhe duket se harxhimeve nuk u ka ardhur fundi ende.

Në ndërkohë , Mark Zuckerberg ka hapur llogarinë ë tij në Viddy – shërbim për shpërndarjen e video incizimeve të cilin shumica e thërrasin si ‘Instagram i videove’ dhe menjëherë kanë filluar thashethemet se kjo kompani është në rradhë të listës së përvetësimit të Zuckerbergut.

Viddy është aplikacion për telefoni mobile, përdorimi i së cilës është shumë I thjeshtë dhe i njëjtë me Instagramin – mund të shpërndahen video invizimet ekzistuese nga telefoni ose të incizosh të ri (gjatësia e tyre momentalisht është e limituar në 15 sekonda) të cilët mund të redaktohen me filtra të ndryshëm dhe mund të jenë në dispozicion publikisht apo vetëm për shokë.

Sikur në shumicën e rrjeteve sociale edhe në Viddy mund t‘i ndjekni shfrytëzuesit, të komentoni, të bëni like filmave të tyre dhe është mundësuar shpërndarje e thjeshtë në rrjetet tjera sociale si Facebook,Twitter dhe YouTube.

Zuckerberg u regjistrua në Viddy me pseudonimin @Zuck dhe ka postuar vetëm një videoincizim – qenin e tij Baby Beast të cilin deri tash kanë bërë like gati 1500 shfrytëzues , dhe nuk ka dyshim se shefi i Facebook do të bëhet shfrytëzuesi më i popullarizuar me më së shumti ndjekës në këtë shërbim.

Në webfaqen The Next Web thonë se Viddy tashmë ka rreth 15 milionë shfrytëzues (Instagram para blerjes ka pasur pak më shumë se 30 milionë) kurse ardhja e Zuckerberg sigurisht se do të ndikojë në rritjen e popullaritetit të këtij aplikacioni dhe duke bërë që numri i shfrytëzuesve të rritet me shpejtësi.

Është interesant fakti se thashethemet e para për blerjen eventuale të Viddy nga Facebook erdhën pas blerjes së Instagramit sepse shumë analistë erdhën në përfundim se Facebook dëshiron t‘i posedojë shërbimet më të popullarizuara për shpërndarjen  e fotografive dhe videoincizimeve  dhe paraqitja e Zuckerbergut në këtë video shërbim për shumë është një ‘vërtetim’ se pikërisht Viddy është kompania e radhës në ‘shopping listën’ e Zuckerbergut./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>