Vëzhgim

A i duhet besuar analizave të përdoruesve online?

Jan 29 2009
0 Shpërndarje
A i duhet besuar analizave të përdoruesve online?

Gjithkush mund të shkruajë një analizë produkti që të tjerët mund ta lexojnë në Amazon, Buy.com, Epinions, PCWorld.com, Yelp, bile edhe ne faqet e vetë prodhuesve të teknologjisë, si p.sh, Dell. Analizat i gjen kudo.
Por jo të gjitha janë të vërteta apo ndihmëse.  Analiza pozitive të shkruara nga gjoja “përdorues”, por që në fakt janë punonjës të prodhuesit të produktit të analizuar dhe analiza nga njerëz pa besueshmëri janë një problem i madh për kritikët dhe dashamirësit e analizave.
Në një anketë të tetorit 2007 (find.pcworld.com/61847) të bërë nga firma për marrëdhënie me publikun Burson-Marsteller, mes 150 klientëve në Web, thajse gjysma, (48%, me rritje nga 39% në vitin 2001) besonin se analiza të rreme ishin hedhur në uebfaqe të ndryshme dhe 57% thanë se nuk do ta blinin një produkt, analiza e të cilit nga blerësit e mëparshëm dukej disi e dyshimtë.  Megjithatë askush nuk mundi të thoshte se sa janë të përhapura dhe të falsifikuara analizat në Web.
“Analiza të rreme shihen vazhdimisht, por ta vërtetosh dhe masësh këtë fakt është shumë e vështirë”, thotë Beau Brendler, drejtor faqes vëzhguese Consumer Report (www.cnuerwebwatch.org), që promovon parimet bazë për beseshmërinë e faqeve në internet.  
Barbara Kaser autore e Online Shopping Directory for Dummies dhe Internet Shopping Yellow Pages, thotë: “Nuk ekziston asnjë mënyrë për të testuar vërtetësinë a analizës së bërë nga dikush, sepse është gjithnjë anonime”. Edhe kur përdoruesit bëjnë analiza me qëllim të mirë, shpesh nuk kanë kompetencën e duhur.
Megjithatë, përdoruesit e internetit anojnë nga besimi se analizat e përdoruesve janë burimi më i mirë i informacionit rreth produkteve. Kjo doli nga një anketë e Nielsen Company, e organizuar në prill 2007 me 26000 përdorues të internetit nga e gjithë bota. Nga një listë me 13 zgjedhje nga më të bombarduarat me reklama, tre burimet më të besuara ishin: “Rekomandime nga Konsumatorët” (78%), “Newspapers” (63%) dhe “Opinnionet e Konsumatorëve të Postuara Online” (61%).

Si funksionojnë analizat e rreme
Për të luajtur me sistemin zakonisht kërkohet krijimi i shumë personaliteteve dhe zërave. Më pas përpunohet një dialog i besueshëm mes këtyre  personazheve fiktivë dhe përdoren truke të tjerë nga mjeshtër të marketingut të fshehur dhe blogerëve të paguar për këtë punë.
“Këta analizues vijnë dhe ikin, duke ndryshuar emrat”, thotë Ben McConnell, bashkëthemelues i  Kishës së Blogut të Klientëve (www.churchofthecustomer.com). “Janë si buburrecat që zhduken nga sytë kur ndizet drita”.
Shitësit dhe faqet e opinionbëries me të cilët u konsultuam, pranuan se analizat e rreme ishin veç një shqetësim i vogël. “Është e pamundur të falsifikosh mijëra analizat nga përdoruesit në Amazon”, thotë Patty Smith, Drejtoresha e Komunikimeve të Korporatës, të Amazon. “Nuk kemi as pse shqetësohemi, sepse kur lexuesit gjejnë 25 analiza negative dhe një pozitive , besoj se e bëjnë hesapin vetë.”
Megjithatë, shumica e faqeve të mëdha përpiqen të sitin mirë analizat e rreme. Yelp (www.yelp.com) për shembull, përdor algoritme që kërkojnë përsëritje të dyshimta, si p.sh një person që krijon pesë llogari të reja dhe poston një analizë pozitive për të njëjtin restorant nga të gjitha këto llogari. Administratorët e faqeve mund të fshijnë analizat e dyshimta, mund të bllokojnë IP-në e dërguesit e plot masa të tjera. Verën e shkuar, Yelp kapi dhe hoqi postimet pozitive që biznesmenët bënin për njëri-tjetrin.
Opinions ka panele lexuesish që monitorojnë analizat para se ato të botohen. “Këta bombardojnë analizuesin me pyetje dhe u kërkojnë që ta ribëjnë analizën”, thotë Alisa Weiner, zëvendëspresidente e Opinions, për shopping krahasues online.

Si të ndihmosh veten
E ç’mund të bëjë konsumatori? Ja disa këshilla nga profesionistët e shopping online.
Kujdes nga pozitivizmi alogjik. “Zakonisht është e lehtë të kuptosh një analizë të rreme nga mungesa e tyre totale e baraspeshimit dhe realizmit, si dhe entuziazmi i tepruar për diçka tepër të vogël”, thotë Nick Merritt, kryeredaktor i TechRadar (www.techradar.com), një sit britanik për lajme dhe analiza teknologjike.
Konsidero burimin. Në faqen e Dell, konsumatorët i japin laptopit Dell Vostro 1310 4.1 yje nga 5 të mundshme, kurse lexuesit e Cnet i thanë 3 nga 5. Kasser thotë: “Mos lexo analizat e vendosura në faqet e shitësve. Ka shumë mundësi që të jenë të bëra me porosi.”
Shiko paanshmërinë. Shikoni për analiza që japin feedback pozitiv dhe negativ në të njëjtën kohë dhe përmbledhin detaje të plota, thotë një analist profesionist i teknologjisë. “Kështu do të jeni të sigurt që analizuesi e ka parë dhe përdorur personalisht produktin.”
Kërko për konsensus. “Duhet të shohësh të paktën në 4 burime të ndryshme”, thotë Steve Bass, themeluesi i lajmëtarit TechBite. “Kjo do t’ju japë një panoramë më të gjerë për të mirat dhe të këqijat e produktit”, shton autori i reklamave online Frank Fiore. “Më pëlqejnë faqet si Amazon, që japin një sistem renditjeje dhe paraqesin historinë e analizuesit. Kështu arrin të kuptosh lehtë nëse ka diçka që nuk shkon dhe nëse analizuesi ka një interes të fshehur.”
Shiko për një stil personal. “Analiza e lexuesit pasionant mund të jetë diçka e mirë, mund të të tregojë vërtet se sa të buta janë “sediljet e lëkurës së makinës”, thotë Brendler i WebWatch. Dhe shton se “analizat e konsumatorëve hapin dialogun mes tyre dhe prodhuesve”.

Sa e sa faqe ofrojnë analiza nga përdoruesit, por jo të gjitha janë vërtet të besueshme, Ja si mund të dallosh të rremet nga të vërtetat.

Faqe si PayPerPost dhe ReviewMe i paguajnë blogerët  për të bërë analiza pozitive për produktet e klientëve të tyre, shpesh në mënyrë të fshehur. Kështu raporton Dan Tyran në “This Blog for Hire” (find.pcworld.com/61849)    

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit>