Vëzhgim

A i ka rrjeti Facebook më shumë se 750 milionë përdorues?

Jun 24 2011
0 Shpërndarje
A i ka rrjeti Facebook më shumë se 750 milionë përdorues?

Më 5 janar 2011, një raport nga Goldman Sachs tregoi që ky rrjet ka 600 milionë përdorues. Kështu që, jo zyrtarisht, Facebook ka më shumë se 600 milionë përdorues.

Më 21 korrik 2010, CEO i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, lajmëroi që faqja ka kaluar 500 milionë përdorues. Facebook dukshëm që është rritur qysh nga ajo kohë, por nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar për të treguar për madhësinë e bazës së përdoruesve për gati një vit.

Është e mudnshme që Facebook është duke pritur derisa të arrijë 1 miliard përdorues, përpara se të bëjë një lajmërim zyrtar. Po të ishte rrjeti Facebook shtet, ai do të ishte shteti i tretë me më së shumti banorë në botë, pas Kinës dhe Indisë.

Së fundi, janë bërë disa raportime për bazën e përdoruesve të rrjetit Facebook. Gjatë muajit të kaluar, Socialbakers raportoi që faqja kishte rreth 700 milionë përdorues. Më herët gjatë këtij muaj, brenda rrjetit Facebook u raportua që numri ishte 687 milionë përdorues (dhe që numri i përdoruesve në Kanadë dhe Sh.B.A. po binte).

Që të dy statistikat janë të vlerësuara, duke u bazuar në ndërmarrjet e palës së tretë si Quantcast dhe/ose veglat për reklamim në Facebook. Facebook kishte treguar që do të bënte zbulimin e këtyre numrave, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>