Biznes

A i “shpiku” Da Vinçi syzet Google Glass

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
A i “shpiku” Da Vinçi syzet Google Glass

DaVinci-ThumbShkencëtari i madh i shekulli XV, Leonard Da Vinçi njihet për shumë qasje dhe përfytyrime të tij të cilat janë përdorur në qindra pajisje moderne të ditëve të sotme; nga fotokopjet deri tek mitralozët, parashutë dhe madje edhe helikopteri i ditëve të sotme mund të gjendet në vizatimet e tij të hollësishme.

Skemat dhe shënimet që ai i ka lënë janë një thesar për hulumtuesit, duke përfshirë studiuesin nga Universiteti i Ilinoisit, Dr. Burt Wilde. Ky hulumtues thotë që ai ka zbuluar dëshmi që dizajni i parë për diçka shumë të ngjashme me Google Glass ishte krijuar nga vetë Da Vinçi.

“Vizatimi është rudimentar, por teksti dhe shënimet janë të pagabueshme,” tha Wilde në një intervistë telefonike.

Fizikanti nuklear 29 vjeçar ka marrë punën e Da Vinçit për pjesën më të madhe të tre viteve, duke kërkuar jo vetëm për Google Glass, por edhe për disa ide të freskëta sa i përket shkrirjes së ftohtë.

“Nuk është që mendoj që Da Vinçi paramendoi fuqinë nukleare, ndonëse, mund të hamendësojë që e ka bërë, por ai kishte rrugë unike të të menduarit për problemet e përditshme,” tha ai.

“Unë besoj që hulumtimi i tanishëm në sipërfaqe ka ngecur.”

Wilde kurrë nuk gjeti frymëzimin e tij për shkrirjen. Sidoqoftë, derisa kishte hulumtuar disa vizatime të Da Vinçit në Biblioteca Ambrosiana, një bibliotekë kjo në Milano që mban grumbullin më të madh të punëve të Da Vinçit, Wilde kuptoi diçka të rastësishme në një kënd të posaçëm të një lecke.

“Vizatimi (shihni më sipër) ishte më i vogël se të tjerët përreth tij dhe mua, së pari, m’u desh shumë kohë që të deshifrojë shënimet, por ishte diçka pothuajse familjare atje,” tha Wilde.

Ajo që ai e gjeti ishte një vizatim i një njeriu me një lloj pajisje që vendosej në sy. Shiriti përreth kokës ishte relativisht i hollë dhe fillonte nga njëri vesh, shkonte tek tjetri përreth fytyrës dhe dukej sikur vazhdonte përgjatë veshit tjetër.

Ashtu siç është paraqitur në vizatim, ai ishte i mbështetur në urën e hundët nga dy karfica.

I vendosur në njërën anë të shiritit, afër syrit ishte një kuti dhe atë që pothuajse dukej si një syze teke.

“Në atë lente, Da Vinçi kishte vizatuar një tjetër fotografi. Ishte e vështirë ta kuptoje, por dukej si një skenë tjetër,” tha Wilde.

Ai tregoi për Mashable që shënimet e përshkruanin si një pajisje në sy si “Occhiovita Immagine” që përkthehet përafërsisht si “Fotografia e Jetës së Syrit”.

Shënimet përshkruajnë përvojën e mbajtjes së Occhiovitas.

“Da Vinçi nuk e përdori fjalën “aktivitet”, tha Wilde. “Fjalët ishin vërtet diçka si “importante testo” që nënkupton “tekst i rëndësishëm”.

Gjëja befasuese është që Da Vinçi në fakt e paramendoi këtë tekst në majë të jetës suaj. Pikërisht si Google Glass!”

Wilde kaloi javë të tëra duke hulumtuar faqet shtesë për vizatimin e Da Vinçit, por nuk gjeti referencë të mëtejshme për Occhiovitas.

Shkencëtarët që atëherë kanë verifikuar besueshmërinë e këtij seksioni të vizatimit për “Google Glass” si një punë origjinale të Da Vinçit.

Google Glass në foto

“Unë thjesht nuk mund të besoj që askush nuk e kuptoi këtë më parë. Mbase sepse Google Glass nuk ekzistonte disa vite më parë dhe askush nuk i kishte kushtuar vëmendje kësaj që, në shikim të parë, mund të duket si një palë e thjeshtë e syzeve,” tha Wilde.

“Unë nuk mund të paramendojë që kjo do të ishte një gjendje e mahnitshme.”

Ndërkohë, Google nuk ka komentuar në lidhje me këtë.

Sido që të jetë reagimi i Google, do të ishte e vështirë që të bëhej refuzimi i fakteve. Vizatimet e Da Vinçit janë të vërteta dhe mjeshtri kishte bërë fotografi të pajisjeve që mund të barten si Google Glass shekuj më parë, përpara se bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin të lindte.  (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>