Softuer

A ia vlejti Mobile World Congress?

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
A ia vlejti Mobile World Congress?

Ylli i spektaklit:  Disa medie ia kanë dhënë këtë titull produktit Sony Ericsson Xpreia Play (i njohur edhe si Playstation Phone), e disa thonë se ishte HTC Facebook. Për disa ishte edhe Samsung Galaxy S II. Por në fakt ishte vetëm një yll i spektaklit dhe ai nuk ishte celularë por ishte sistem operativ, që quhej Google Android. Ai ishte kudo. Spektakli kësaj radhe i takoi Google, madje edhe në fjalimin e dhënë nga Eric Schmidt, CEO i një kompanie që dikur ishte motor kërkimi, u la nën hije një fjalim i një CEO-je si Steve Ballmer.

Më i keqi i spektaklit:
  Për ironi në një spektakël për komunikime problematiku më i madh ishte vet komunikimi. Ai nuk funksioni si duhet dhe si zakonisht Wi-Fi ishte i ngulfatur. Madje edhe në prezantime të Google e Microsoft u shkaktuan telashe.

Kompania që nuk duhet përmendur…
Apple në fakt nuk merr pjesë në MWC sepse nuk ka nevojë! Por këtë vit madje vit fitoi edhe çmimin për celularin e vitit, përkatësisht me iPhone 4. Gjatë kohës sa isha në Londër, Enis Sahinoviç nga ITpro.ba më tha se më mirë do të kishte qenë ta emërtonin këtë vit Tablet World Congress sesa Mobile World Congress për shkak se në të vërtetë pati me shumicë tablet kompjuterë që nuk po konkurronin mes vete por me iPad. E natyrisht reagimi direkt ndaj iOS ishte Android.

Microsoft&Nokia: Kjo ishte diçka që disa po e quanin si thyerje e marrëdhënieve të akullta. Ju keni dëgjuar që është folur për të në çdo cep. Kjo u paraqit edhe me konferencë për media dhe në panele, por në fakt kjo ishte një marrëveshje që tregonte se Nokia është në krizë dhe ka nevojë për ndihmë e gjithashtu edhe Microsoft. Një marrëveshje që ndoshta është e rrezikshme por ndoshta do të jetë me sukses të jashtëzakonshëm.

Vet spektakli: Organizuesit e MWC 11 thonë se ishte një vit rekord, me më shumë se 60,000 vizitorë nga 200 shtete. Por ku qëndron problemi? Problemi qëndron te diçka matanë oqeanit që quhej Conusmer Electronics Show dhe që u mbajt në Las Vegas në fillim të vitit. Ai tërhoqi dyfishin e numrit të vizitorëve të MWC.

Në një kohë kur celularët ishin celularë dhe elektronika ishte elektronikë, tregu vërtetë kishte dy spektakle me natyra të ndryshme, dhe pavarësisht se ishin të ndarë vetëm disa javë gjërat kishin kuptim. A është kështu edhe sot? A duhet prodhuesit të prezantojnë tablet në CES dhe celularë në MWC? Duhet të presim për ta parë këtë. MWC2012 veçse është paralajmëruar dhe sërish në Barcelonë pritet të vazhdojë spektakli. Për hotele, restorante dhe taksi të holla janë të mirëseardhura dhe madje ndikojnë pozitivisht në ekonomi, me punësime të shumta në host, siguri, pastrues, shërbyes, etj, kështu që spektakli duhet të vazhdojë… /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>