Analiza

A ja vlen të blesh një laptop në ditët e sotme

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
A ja vlen të blesh një laptop në ditët e sotme

Laptopët në ditët e sotme nuk janë shumë të kushtueshëm, janë të lëvizshëm dhe kryejnë shumë mirë pjesën më të madhe të veprimeve kompjuterike.

Njerëzit që e kanë të nevojshëm përdorimin e kompjuterëve desktop janë ata persona që luajnë lojëra me cilësi shumë të lartë të kartës grafike ose ata që përpunojnë foto, video ose duhet të punojnë me programet CAD. Megjithatë 8 muajt e fundit kanë qenë shumë intensivë përsa i përket përhapjes së tabletëve aq sa duket sikur kanë “pushtuar” botën.

Apple lançoi tre modele iPad, Amazon dhe Barnes & Noble lançuan tabletë më përmasa më të mëdha dhe parametra më cilësore Kindle dhe Nook, Google prezantoi Nexus 10, ndërsa Microsoft-i solli Surface RT dhe Surface Pro. Ndërkohë lançimi i tastierës ClamCase Pro asimilon iPad-in duke e kthyer në një MacBook.

Njerëzit akoma vazhdojnë të përdorin së tepërmi laptopët, por dhe për sa kohë do të jetë kështu? Tabletët peshojnë shumë më pak dhe kanë bateri më rezistente. Hapja dhe mbyllja e tyre bëhet menjëherë, ndërsa aplikacionet ngarkohen brenda pak sekondave.

Përsa i përket çmimit variojnë nga 269 $ (Kindle Fire HD, Nook HD+) deri në 899 $ (Surface Pro) pak a shumë njëlloj me laptopët. Të gjitha këto veçori të bëjnë të mendosh se tableti është zgjedhja e duhur.

Sigurisht laptopi ofron një ekran me përmasa më të mëdha dhe më tepër memorie, megjithatë nëse jeni një përdorues i thjeshtë dhe nuk ju duhet një kompjuter me parametra shumë më cilësore mund të themi se llojet e ndryshme të tabletëve i plotësojnë të gjitha nevojat tona. Edhe në rast se do të ndjenit mungesën e tastierës fizike atëherë shtimi i ClamCase Pro do të ishte perfekt.

Tre rregulla të thjeshta për të blerë një laptop të ri

Për personat që duan të plotësojnë nevojat e zakonshme si p.sh përpunimi i një dokumenti në Word, editimi i fotove të thjeshta, aksesimi i librave, lojërave, filmave ose këngëve do të mjaftonte një Google Nexus 10 dhe një tastierë me bluetooth që nuk do të kushtonte më tepër se 420$. Përdoruesit e tjerë që mund të kërkojnë një tablet akoma më cilësorë mund të përzgjedhin Surface Pro. (PCWorld Albanian)

Laptop

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>