Analiza

A ju njeh smartfoni më tepër se ç’duhet (Infografik)

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
A ju njeh smartfoni më tepër se ç’duhet (Infografik)

Smartphones cameraSmartfonët, falë madhësisë së lartë të informacionit që mund të përmbajnë rreth nesh, mund të konsiderohen në një farë mënyrë si burime të besueshme të dhënash mbi ne.

Por, a mund të ndodhë që të dinë më tepër se ç’duhet?

Smartfonët mund të na “spiunojnë” më tepër se sa mendojmë ne dhe shpeshherë kjo na duket e çuditshme.

Aplikacionet që regjistrojnë vendndodhjen për shembull, mund të gjurmojnë çdo lëvizje tuajën.

Duke ruajtur çdo vend që vizitoni, është më e lehtë për marketerët t’ju targetojnë dhe të reklamojnë produktet apo shërbimet e tyre; mos u çudisni kur një ditë, në aplikacionin tuaj të preferuar të shfaqet papritur një dyqan që as nuk e dinit se ekzistonte afër shtëpisë suaj.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë mobile, lidhja jonë delikate me smartfonët dhe aplikacionet e bazuara mbi vendndodhjen do të vështirësohet gjithmonë e më tepër.

Në infografikun e mëposhtëm jepen disa fakte interesante mbi të dhënat që aplikacionet e ndryshme mund të marrin përmes smartfonëve tanë dhe se çfarë do të thotë kjo për ne. (PCWorld Albanian)intografika smartphones

Lajmet e fundit>