Lajmet

A ka në plan Microsoft-i të sjellë “ekzekutimin” e Windows 8.1 direkt në desktop

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
A ka në plan Microsoft-i të sjellë “ekzekutimin” e Windows 8.1 direkt në desktop

Prej pothuajse një jave qarkullojnë fjalë për mundësinë e ekzekutimit të Windows 8.1 direkt në desktop duke anashkaluar ekranin Start.

A është kjo thjesht një dëshirë e përdoruesve apo një prej planeve të ardhshme të Microsoft-it?!

Mesa duket Windows 8.1 përfshin një pjesë kodi që çaktivizon ekranin Start Metro (sistemi modern Windows 8) dhe ju kalon automatikisht në desktop.

Ky është një opsion nga i cili do të donin të përfitonin pjesa më e madhe e përdoruesve të Windows 8 duke qenë se shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të përshtaten plotësisht me ekranin me “pllakëza” Metro.

Kompania e kërkimeve të tregut IDC ka rreth një muaj që trajton problemin e lehtësimit në përdorim të sistemit Windows 8 duke qenë se shumë konsumatorë të këtij produkti janë ndjerë konfuzë ndërsa për një pjesë ka qenë me të vërtetë i mërzitshëm kalimi herë pas here në ekranin Windows 7 për desktop.

Gjithashtu IDC e përcakton vështirësinë e përshtatjes me ndërfaqen e Windows të përqëndruar te prekja si një prej arsyeve kryesore pse kompjuterët desktop me sistem Windows 8 nuk janë shitur ashtu si pritej.

Ekzistojnë disa alternativa që mundësojnë kalimin indirekt tek ekrani i desktop-it duke e anashkaluar pjesën konfuzuese të ekranit Start, por do të ishte shumë herë më e lehtë sikur vetë Windows ta përfshinte këtë opsion të integruar.

Megjithatë momentalisht asgjë nuk është zyrtarizuar ndaj do të ishte mirë që të prisnim realizimin e konferencës Build në qershor për të qenë të sigurt. (PCWorld Albanianwindows 8.1)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>