Ja se si

A ka siguri po u ç`aktivizua User Account Control?

Apr 24 2009
0 Shpërndarje
A ka siguri po u ç`aktivizua User Account Control?

altPara disa vitesh mijëra nga lexuesit tanë janë ankuar për problemet që kanë pasur me Windows Vista, veçanërisht me User Account Control (UAC)

“Si mund ta ç’aktivizoj”, është pyetja më e shpeshtë e lexuesve. Por një pyetje më e mirë do të ishte: “A ka siguri nëse e ç’aktivizoj?” Kjo varet se sa të sigurt dëshironi ju të jetë, sepse vetë lidhja e kompjuterit rrezikon sigurinë në disa nivele.

UAC kërkon nga ju të konfirmoni me siguri të plotë vendimet e marra, si ndryshimi i opsioneve të sistemit, menaxhimi i privilegjeve për ndryshimi i opsioneve të sistemit, menaxhimi i privilegjeve për llogarinë e përdoruesit (user account) dhe reduktimi i mundësive që Trojanët në mënyrë dinake të ndryshojë opsionet e kompjuterit. 

Është një tipar standard për më shumë siguri në sistemet operative Linux apo Unix, të cilat kërkojnë fjalëkalim para se të ndryshojnë dhe të mbyllin skedarët e sistemit. Duke shtuar UACVista, Microsoft ka marrë hapa të gabuar për të mbrojtur sistemin operativ.

Duke ç’aktivizuar UAC ju mund merrni një hap të gabuar duke cënuar sigurinë e Windows XP. Mbajtja e sigurisë të të dhënave, kërkon nga të gjithë ne që të monitorojmë atë që kompjuteri bën. Sidoqoftë, UAC nuk mund të na mbrojë nga impulsi i gabuar për të klikuar vazhdo (next) pa e kuptuar mirë as vetë ne se çfarë kemi klikuar. Ndaj, keni dy mundësi: një tipar të mërzitshëm që ju paralajmëron sa herë që kompjuteri është në rrezik, apo sistemi operativ të mbetet në heshtje kur kërcënimet e sigurisë të arrijnë. UAC nuk është ndonjë garanci se kompjuteri nuk do të infektohet, por sidoqoftë jeni më të sigurt me të se sa pa të.
 

Lajmet e fundit>