Ja se si

A ke siguri kur injoron përdorimin e service packs të Windows?

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
A ke siguri kur injoron përdorimin e service packs të Windows?

Windows service packs, freskimet më të shkarkuara përmes Windows Update, paraqesin një dilemë. A do t’i lejonit Microsoft të ndërhyjë në kompjuterin tuaj, duke shkaktuar dëme të mëdha në sistemin operativ? Apo ndoshta e injoroni një pako shërbimi që premton të rregullojë mangësitë serioze të sigurisë dhe që ka më shumë të ngjarë të rregullojë diçka të prishur, se sa të prishë diçka të re.

 
Nëse nuk e freskoni Windows, sistemi operativ nuk do të jetë në gjendje të marrë azhurnimet e mëvonshme apo programet e reja. Unë zakonisht pres deri në tre muaj pas paraqitjes së ndonjë pakoje shërbimi dhe më pas e instaloj.
Deri atëherë freskimet do kenë eliminuar të gjithë viruset dhe të gjithë problemet do jenë zgjidhur apo raportuar. Megjithatë, merrni disa masa paraprake para se ta lejoni Microsft të ndryshojë diçka.
 
1. Bëni skanim kundër viruseve. Përdorni antivirusin e instaluar dhe pastaj provoni SuperAntiSpyware (find.pcworld.com/62312) apo Malwarebytes (find.pcworld.com/62315).
 
2. Për çdo rast, bëni një backup të ri. Nëse nuk e keni programin image backup shikoni këshillat në PC World, “Reinstall and Restore Your Windows PC in Eight Easy Steps” (fi nd.pcworld.com/62313).
 
3. Mbyllni të gjithë aplikacionet e hapur para se të bëni një freskim dhe mos punoni në kompjuter deri sa freskimi të përfundojë dhe Windows të ristartohet. Nëse akoma keni probleme pas disa muajsh pritjeje dhe instalimit me kujdes të freskimit, kërkoni zgjidhje specifike në internet për harduerin dhe programet e instaluara.
 
Mos harroni të kërkoni zgjidhje edhe nëpër forume duke përfshirë këtu edhe forumin tonë http://forum.pcworld.al

Lajmet e fundit>