Lajmet

A lejon Skype të përgjohen telefonatat tuaja ?

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
A lejon Skype të përgjohen telefonatat tuaja ?

A e lejon Skype policinë apo autoritetet të përgjojë bisedat e përdoruesve? Kjo është pyetja që kanë ngritur një sërë organizatash dhe reporterësh, së bashku me shumë aktivistë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Ata i kanë dërguar një letër të hapur Microsoft-it për të marrë një përgjigjje të qartë lidhur me këtë çështje.

Skype ka mbi 600 milionë përdorues dhe është shndërruar në një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë. Shumë prej përdoruesve të shërbimit besojnë tek ai biseda mjaft delikate, qoftë aktivistë nën regjime autoritare apo gazetarë të cilët bisedojnë me burimet e tyre të informacionit. Me fjalë të tjera, “përdoruesit besojnë tek Skype lidhur me privatësinë e komunikimeve të tyre dhe në disa raste, edhe jetës së tyre,” shkruhet në letër.

Për këto arsye, një pjesë e tyre janë të paqartë lidhur me politikat e Skype, veçanërsisht kur bëhet fjalë që këto biseda mund t’u jepen autoriteteve apo palëve të treta.

Prandaj, i gjithë grupi i lartpërmendur, kërkon nga Microsoft-i që të nxjerrë publikisht një raport transparence të përditësuar rregullisht, ku të tregohen me detaje polikata e tyre ne lidhje me privatësisë, si dhe gjithashtu se çfarë lloj të dhënash u jep palëve të treta dhe çfarë llojë të dhënash mbledh për qëllimet e veta, sa herë i është përgjigjur Skype kërkesave të qeverisë për keto të dhëna dhe cilat janë kriteret në bazë të të cilave i jep ato.

Ne të gjithë jemi të pavëmendshëm për privatësinë

Grupi i nënshkruesve duan të dinë nëse qëndrimi i Skype ndaj përgjigjimeve dhe privatësise ka ndryshuar nëpër vite, vecanërisht pas blerjes së tyre nga Microsoft.

Deri para se të blihej nga Microsoft-i, Skype është konsideruar si një aplikacion i besueshëm botërisht, falë enkriptimit dhe arkitekturës ‘peer-to-peer based’ që e bënte pothuajse të pamundur përgjimin. Në vitin 2007, Skype u shpreh se praktikat e veta e bënin të pamundur për ta që të përgjonin bisedat (dhe në atë kohë policia gjermane u ankua për këtë fakt!).

BE-ja kërkon nga Google që të ndryshojë politikën e privatësisë

Por, në vitet e fundit, gjërat mund të kenë ndryshuar. Hacker-at iu referuan disa ndryshimeve të kohëve të fundit në arkitekturën e Skype-t, ndryshime të cilat mund ta kenë bërë më të lehtë për kompaninë dhe autoritet të përgjojnë telefonatat e përdoruesve.

Një fakt i rëndësishëm në këtë mes është arrestimi i Kim Dotcom të Megaupload në fillim të vitit 2012, ku FBI u shpreh se kishin përdorur historikun e bisedave në Skype dhe emailet që prej vitit 2007 për ta kapur atë. Kjo deklaratë kundërshton politikat e Skype, sipas së cilave historiku mbetet për vetëm 30 ditë.

Deri tani Microsoft nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare dhe grupi i aktivistëve shprehet se përdoruesit nuk duhet t’i besojnë aplikacionit për bisedat e tyre delikate. (PCWorld Albanian)

Skype

Lajmet e fundit>