Siguri

A mund ta besoni mbrojtjen e një antivirusi falas?

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
A mund ta besoni mbrojtjen e një antivirusi falas?

Për t’ju ndihmuar të vendosni se cili antivirus falas bën për ju, vendosëm në testim paketa nga të gjitha këto kompani. Partneri ynë, AV-Scan.org në Gjermani, na vuri në dispozicion “kopshtin e tij zoologjik” të viruseve dhe malewareve të koleksionuara për të testuar përqindjet e kapjes dhe shpejtësinë e kontrollit. Më pas  luajtëm pak me aplikacionet për të parë se cilat prej tyre e bënin ndalimin e programeve keqbërës një proces më të thjeshtë se të tjerët dhe cilat prej tyre e bënin atë të dukej më shumë si shkencë farmacie.
Kur të gjitha rezultatet u mblodhën, AntivirPersonal i Avira-s fitoi vendin e parë; ai shkëlqeu në detektimin e maleware dhe shpaloste shpejtësinë më të mirë të skanimit. Nuk u dashuruam veçanërisht me ndërfaqen e tij, por funksioni ka shumë më tepër rëndësi se pamja në këtë rast. Edhe mjeti më vezullues i sigurisë nuk do të vlente asnjë grosh nëse nuk do ta mbante PC-në të pastër. Për këtë arsye, testet tona të detektimit, dezinfektimit dhe shpejtësisë së ekzekutimit marrin pjesën e luanit në testin tonë.http://mail.fw-190.com/eonapps/ft/wm/page/wm
Me gjithë vendin e parë të Avira-s, disa programe të tjera meritojnë gjithsesi konsideratë të veçantë. Për shembull, nëse nuk ju pëlqen reklama e përditshme e Avira-s, mund të zgjidhni reklamat më pak intruzive me skanim të trafikut të rrjetit që ofron Avast – por në këtë rast do t’ju duhet të punoni me një ndërfaqe akoma më të keqe.
Ndërkohë, aplikacioni AVG është shumë më i thjeshtë për t’u përdorur, por mbrojtja renditet paksa më prapa dy të parëve. Pastaj kemi Security Essentials të Microsoft-it, i cili përdor të njëjtën bërthamë antivirusi si aplikacioni i anuluar me pagesë i kompanisë, One Care. Nuk është ende në dispozicion publikisht deri në botimin e këtij shkrimi dhe nuk do ketë përfunduar deri në fund të vitit. Por meqë premton të tronditë botën e antiviruseve pa pagesë, kryem teste mbi versionin aktual beta për të krijuar një ide mbi variantin final. Për të përmbledhur opsionet tuaja të kujdesit parësor kemi PC Tools Antivirus, Komodo Internet Security dhe antivirusin e ri Cloud të Panda-s. Përdorimi i serverëve online të Panda-s për të analizuar malware potenciale është mjaft premtues dhe në fakt aplikacioni i tyre ishte më i miri në detektimin e malwareve. Megjithatë, gjendja e papërfunduar beta dhe funksionimi i tij i veçantë nuk na lejoi që të jepnim një vlerësim të plotë dhe një renditje. Testuam aplikacionet e PC Tools dhe Komodo, por të dyja u paraqitën jo mirë në detektimin e malwareve. Gjithashtu testuam dy produkte të cilat plotësojnë sistemet ekzistuese të sigurisë. ThreatFire i PC Tools ishte një fitues i vërtetë me mbrojtjen e tij të shkëlqyer ndaj malwareve. Ai arrin të kuptojë se çfarë po bën një element i dyshimtë vetëm në bazë të asaj që një dokument po përpiqet të bëjë pa pasur nevojë për referenca dhe mund të punojë së bashku me cilindo nga antiviruset pa pagesë që testuam. ClamWin përfaqëson kandidatin opensource në konkurrimin e antiviruseve pa pagesë. Ai e fillon kontrollin vetëm kur merr komandën për një gjë të tillë dhe nuk e fillon skanimin në momentin që ekzekutoni apo ruani një dokument. Mund ta përdorni si një opsion te dytë, por detektimi i tij i nivelit të ulët për malware do të thotë që nuk mund të merrni shumë mbrojtje ekstra.

Avira Antivir Personal
Detektimi, dezinfektimi dhe shpejtësia e shkëlqyer e Avira Antivir Professional i garantuan këtij aplikacioni vendin e parë. Ndërfaqja e tij mund të ishte më e mirë, sidoqoftë duhet të mësoheni me reklamën e tij të përditshme.
Në testet e AV-Test.org, detektimi total prej 98.9 për qind i malware-ve ishte ndër më të mirët në tabelën tonë (aplikacioni i parenditur i Panda-s e kalonte atë). AntiVir gjithashtu shkëlqen në mbrojtjen proaktive, e cila përdor referenca të vjetra dyjavore dhe katërjavore për të simuluar detektimin e malware-ve të reja të panjohura, me përqindje prej 52.7 dhe 45.5 përkatësisht.
Performanca e fortë vazhdon me dezinfektimin. AntiVir gjeti dhe çaktivizoi të gjitha rootkitet dhe infeksione të tjera të lëshuara mbi të, por (si të gjitha aplikacionet pa pagesë këtu) kishte tendencë të linte mbetje, si ndryshime relativisht të padëmshme të regjistrit, në vendin e tyre.
Programi i Avira-s nuk ishte vetëm mjeti më i aftë në detektim dhe dezinfektim, por u paraqit gjithashtu si më i shpejti. Ai kryesonte si në skanimet me kërkesë (të cilat i programoni apo i filloni vetë), edhe në skanimet në akses (të cilat ndodhin automatikisht gjatë kopjimit të një dokumenti). Ndërfaqja e AntiVir ishte po aq e kënaqshme sa dhe aftësia e tij për të luftuar malware dhe mund të jetë një rekomandim për thjeshtësinë e përdorimit. Por pop-upet e tij për produktet me pagesë të Avira-s mund të mërzitin lehtësisht shumë përdorues dhe në disa raste, ndërfaqja e tij duket më e përshtatshme për përdorues ekspertë. Për shembull, instalimi i programit ju bën të zgjidhmi për ‘kategori të zgjeruara kërcënimesh’. Disa janë të kuptueshme, si lojërat dhe shakatë, por jeni të falur nëse nuk dini nëse të zgjidhni ‘kompresimin e pazakontë të ekzekutimit’, (të cilin mund ta gjeni të sqaruar në ndihmën e Avira-s si ‘File që janë kompresuar nga programe të panjohura, ndaj janë të dyshimta’). Në një stil që ngjashëm, pop-upet e tij të detektimit ofrojnë opsione të shumta, por jo atë më të zakontë për pjesën më të madhe të përdoruesve. Opsioni ‘Deny Access’ është i zgjedhur automatikisht, por kjo do të linte malware të detektuara përsëri në vendin e tyre; do të vazhdoni të merrni mesazhe derisa të zgjidhni të fshini apo të dërgoni në karantinë zbulimet e reja (mundet gjithashtu të riemëroni apo të injoroni një fajl). Sjellje të tilla më pak se miqësore të AntiVir Personal e bëjnë ndërfaqen e tij më të përshtatshme për përdorues të prirë ndaj teknologjisë, të cilët e dinë se ç’duhet të bëjnë me këto opsione. Nëse vendosni të bashkëjetoni me një ndërfaqe paksa të ngatërruar dhe me reklamat periodike, në këmbim do të keni mbrojtje të klasit të parë ndaj malware. Në fund të fundit, nuk është aspak një kompromis i keq.

Alëil Avast Antivirus Home Edition
Avast Antivirua Home Edition, i zhvilluar në Republikën Çeke, ofron detektim të mirë të malware-ve dhe shpejtësi të madhe në skanim, karakteristika të cilat ndihmuan ta ngrinin aplikacionin në vendin e dytë të klasifikimit tonë. Megjithatë, ndërfaqja e cunguar ka nevojë për një përditësim të menjëhershëm.
Në testet e detektimit të AV-Test.org, programi bllokoi shifrën e respektueshme prej 98.2 për qind të malware-ve të lëshuara nga “kopshti zoologjik” prej rreth gjysmë milioni fajlesh të dëmshme. Kjo nuk mjaftonte që Avast të dilte mbi Avira-n apo antivirusin Cloud të parenditur të Panda-s, por ishte gjithsesi një paraqitje e mirë. Avast nuk u paraqit dhe aq mirë në testet e mbrojtjes proaktive, të cilat simulojnë se sa mirë do të performonte programi ndaj kërcënimeve të malware-ve të reja e të panjohura malware. Përqindjet e tij të kapjes prej 46.1 (për referenca të vjetra dy javë) dhe 41 për qind (për referenca katërjavore) e renditnin atë në vendin e katërt. Aplikacioni ishte veçanërisht i shpejtë në skanimet me kërkesë (të cilat i nisni ju) dhe skanimet në akses (të cilat ndodhin kur ruani apo hapni një fajl), duke e renditur në vendin e dytë në secilin test. Paraqiti vetëm një pozitiv të rremë (duke listuar një dokument të padëmshëm si të rrezikshëm). Në dezinfektim, Avast pothuajse barazoi performuesit më të mirë (Avira dhe Microsoft), duke zhvendosur 90 për qind të rootkiteve të përdorura në testin tonë. Megjithatë, të tre aplikacionet lanë pas ndryshime të regjistrit dhe nuk i kthyen dot të gjitha ndryshimet e kryera nga keqbërësit. Ndërkohë që Avast performon mirë si bllokues dhe izolues malware-sh, ai paraqitet vakët si një program me të cilin përdoruesit mund të ndërveprojnë lirisht. Ndërfaqja e tij e vjetër ka sektorë të veçantë, të cilët ngjajnë tërësisht ndryshe nga njëri-tjetri në nëse jeni duke kryer një skanim, duke kontrolluar gjendjen apo duke ndryshuar opsionet. Ndërfaqja e skanimit i ngjan një luajtësi muzike, por ka shumë mundësi që nuk do t’i këndoni bëmave të saj. Sigurohuni që të lexoni guidën udhëzuese e cila shfaqet pasi instaloni, nëse nuk keni dëshirë të kruani kokën dhe të soditni monitorin herën e parë që përdorni programin. Produkti i Avast është i vetmi i cili kërkon që të regjistroheni për të marrë një licencë falas brenda 60 ditëve të përdorimit. Është gjithashtu i vetmi aplikacion që skanon trafikun web për malware (Link Scanner i AVG skanon trafikun web ndaj sulmeve të cilat mund të paralajmërojnë sulme të malware-ve, por jo për vetë malwaret), ai gjithashtu kontrollon trafikun e e-maileve.
Avast Antivirus do të bëjë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e kompjuterit, por nëse keni dëshirë të mësoheni me një ndërfaqe më pak se të përsosur (dhe disa reklama), bëni më mirë të zgjidhni ofertën e Aviras.

AVG 8.5 Free

Antivirusi AVG 8.5 Free i AVG Technologies ka opsione solide dhe një ndërfaqe mjaft të pastër, por detektimi relativisht mediokër i malware-ve e ulin atë në vendin e tretë.  AVG detektoi 95.8 për qind të paketës së malware-ve të AV-Test.org. Megjithëse ky nuk është një rezultat i keq, nuk është një paraqitje e mjaftueshme për t’u krahasuar me performuesit më të mirë, Avira dhe antivirusi i parenditur i Panda-s. Ajo që dëmton vlerësimin total të AVG është përqindja prej 95.3 e detektimit të trojanëve, malware-t më të zakonshëm në paketën e testimit si dhe përqindja çuditërisht e ulët prej 88.8 e detektimit të spyware-ve të përpiqen të vjedhin fjalëkalimet e llogarive financiare.
Detektimi mbrojtës si dhe shpejtësia e skanimit ishin gjithashtu në mes të klasifikimit. Programi ishte gjithashtu i treti në testet që përpiqen të bllokojnë kërcënime të reja të panjohura. Njëlloj u rendit edhe për teste në akses, të cilat kontrollojnë dokumentet tuaja gjatë ruajtjes dhe kopjimit. Për skanime sipas dëshirës ishte shumë më evazim, me gjashtë nga nëntë në total, por meqë mund t’i programoni skanimet për një kohë kur nuk jeni duke përdorur kompjuterin, shpejtësia e ulët nuk është problem në këtë rast. Në teste të tjera, ai detektoi dhe dezinfektoi të dhjetë malware-t. Kishte tendencë të linte pa prekur kërcënime më pak kritike si ndryshimet në regjistrin e sistemit dhe aksesin e bllokuar në Windows Task Manager. AVG u paraqit gjithashtu mirë me pozitivët e rremë, duke etiketuar vetëm një djall që thërret ujku gabimisht.
Komponenti LinkScanner përpiqet të detektojë dhe ndalojë sulmet mbi faqet web ndërkohë që lundroni dhe mund të japë vlerësime sigurie për çdo kërkim që bëni (mund ta shkarkoni Link Scanner veçanërisht në find.pcworld.com/63505). Programi gjithashtu mund të skanojë e-maile, diçka që mund ta bëjnë vetëm Avast dhe ClamWin, por ndërkohë që kjo është një ekstra pozitive, toolbar-i i kërkimit AVG nuk ofron asnjë mbrojtje të mëtejshme; mund ta kapërceni pa problem gjatë instalimit. Pjesa më e madhe e opsioneve fillestare janë vendosur saktë për ju, përveç skanimit ditor në mesditë. Mund të zgjidhni një pjesë tjetër të ditës gjatë instalimit, por për ta kthyer në një skanim javor do ju duhet ta bëni pas instalimit. AVG paraqet një reklamë për produktin e saj me pagesë në pjesën e fundit të dritares, së bashku me ndonjë reklamë të rastit pop-up. Asnjëra nuk është veçanërisht intruzive dhe ndërfaqja është zakonisht mjaft e qartë për përdorim të përditshëm. AVG 8.5 Free është i kompletuar mirë në total, por përqindja e tij e kategorisë së dytë në detektimin e malwareve duhet t’ju bëjnë të shqyrtoni më parë një program me performancë më të mirë.

Microsoft Security Essentials
Ndërkohë që deri në kohën e këtij shkrimi ishte akoma në fazë beta, Microsoft Security Essentials ishte mjaft premtues. Në testet tona ishte i përshtatshëm në detektimin e malware-ve, veçanërisht në skanimin proaktiv. Problemi kryesor me këtë mjet, i cili duhet të jetë gati në fund të vitit, ishte shpejtësia e ulët e skanimit. Meqë Microsoft thotë se tashmë programi është i kompletuar me tipare dhe thjeshtë po i nënshtrohet optimizimit (dhe meqë pati një shpërndarje të kufizuar beta në verën e hershme), vendosëm ta testonim dhe ta renditnim atë përkrah aplikacioneve të tjera. Kini parasysh sidoqoftë që performanca e tij mund të ndryshojë përpara versionit final.
Një gjë e cila shpresojmë të ndryshojë është shpejtësia e tij e mjerueshme e skanimit. Ishte më i ngadalti në testet tona të skanimit në akses, i cili vlerëson se sa shpejt ndodh skanimi kur kopjoni, ruani apo hapni një fajl dinamik. Signature Service i këtij antivirusi mund të jetë shkaktar për një pjesë të vonesës: kur Security Essentials gjen një fajl potencialisht të dëmshëm, por nuk e identifikon dot, kontakton serverët Microsoft për informacion të mëtejshëm. Ky tipar në parim shton më shumë siguri, por mund të sjellë edhe shumë vonesë nëse Security Essentials duhet të presë për një përgjigje. Aftësia e programit për të detektuar dhe ndaluar malware nuk ishte veçanërisht e mirë dhe as veçanërisht e keqe. Vlerësimi prej 97.8 për qind në total e renditi atë në vendin e katërt; por u paraqit mirë në testet proaktive, të cilat përdorin referenca dyjavore dhe katërjavore për të simuluar detektimin e malwareve të reja të panjohura. Rezultatet e tij prej 52 për qind dhe 43.8 për qind përkatësisht renditeshin të dytat, vetëm pas atyre të kryesuesit Avira. Programi i Microsoft-it nuk paraqiti asnjë pozitiv të rremë dhe mori një vlerësim pothuajse të plotë në detektimin dhe pastrimin e rootkiteve dhe infeksioneve nga malware. Ai detektoi dhe çaktivizoi çdo infeksion dhe megjithëse la pas ndryshime të regjistrit dhe të zonave të tjera (siç bëri çdo program falas), ato nuk mund të shkaktonin dëme të mëtejshme. Security Essentials ka një ndërfaqe të këndshme, është i thjeshtë për t’u përdorur dhe ka opsionet standarde të sakta. Pop-upet e tij ju lejojnë të merreni shpejt me një çështje apo të gërmoni më në brendësi. Nëse Microsoft-i mund të përmirësojë detektimin dhe të përshpejtojë shpejtësinë e skanimit përpara paraqitjes finale, Security Essentials mund të jetë pretendenti i vërtetë për vendin e parë.

PC Tools Antivirus free Edition
PC Tools Antivirus free Edition bën një punë veçanërisht të dobët për të mbajtur pastër një PC, pjesërisht sepse mbështetet ende në një dallim tashmë arkaik midis spywareve dhe formave të tjera të malwareve.Në një kohë kur një keqbërës i vetëm mund të përhapet si worm, të vjedhë fjalëkalimet si spyware dhe të lejojë kontroll në distancë të një PC-je në stilin back-door, pjesa më e madhe e shitësve të sigurisë pranojnë se fjalë si “Kalë Trojan” dhe “spyware” vijnë pas idesë së të mbajturit çdo gjëje të keqe larg nga PC-ja. Për këtë arsye përdoret dhe termi i sotëm malware për t’i përfshirë të gjitha këto. Megjithatë, PC Tools thotë se programi i tyre pa pagesë nuk do të ndalojë atë që ai e përkufizon si spyware (një pikë kritike e patheksuar në faqen web të kompanisë). Dhe ky kufizim mund të jetë shkaku për rezultatet e këqija të detektimit dhe bllokimit: Programi i la dyert tërësisht të hapura për gati gjysmën e malwareve të testit tonë. Dhe ndërkohë që aplikacioni premton të mbrojë kundër Trojanëve, një lloj i zakonshëm malwaresh, vetëm 46 për qind e këtyre programeve u detektuan nga koleksioni i AV-test.org. Disi më mirë ishte në kapjen e worm-eve, por përqindja prej 83 për malwaret vetëshumuese përsëri nuk krahasohej me rezultatet që pamë nga Avira, lideri në total i grupit. Aspak papritur, performanca e keqe vazhdoi në testet heuristike, të cilat përdorën referencat dyjavore dhe katërjavore për të simuluar se si aplikacioni do të përballet me një kërcënim të ri të panjohur. PC Tools Antivirus u rendit i fundit, me rezultate prej 33 për qind dhe 36 për qind. Ishte mirë në detektimin dhe zhvendosjen e infeksioneve ekzistuese, duke kapërcyer vetëm një ndër dhjetë – por pjesa më e madhe e aplikacioneve të testuara i kapën të dhjeta. Ndërsa programi instalohet pa probleme dhe ngjan relativisht mirë, ai nuk vendos asnjë skanim në axhendë dhe as nuk përditësohet automatikisht. Programi do ju lajmërojë një herë në ditë (automatikisht) nëse një përditësim është i disponueshëm, por që të merren përditësimet automatikisht duhet të aktivizoni tiparin Smart Update. Shkurt, nuk ka asnjë arsye për të zgjedhur PC Tools Antivirus kur programe të tjera munden vërtetë ta mbajnë PC-në tuaj të sigurt. Fatmirësisht, aplikacioni suplementar i kompanisë, Threatfire (shiko faqen 86), është aq i mirë sa antivirusi është i keq.

Comodo Internet Security
Comodo Internet Security përmban edhe një firewall edhe një antivirus. Ndërkohë që nuk mund të flasim për efektivitetin e firewall-it (nuk e testuam këtë tipar), komponenti antivirus lë shumë për të dëshiruar. Pas shkarkimit të paketës mund të instaloni aplikacionin e antivirusit, firewall-in, një provë 30-ditore të Comodo Live PCSupport apo çdo kombinim tjetër. Në rastin tonë instaluam vetëm pjesën e antivirusit.  Duke parë rezultatet e testeve, ka shumë mundësi që nuk do të doni ta instaloni dhe ju. Vetëm PC Tools Antivirus, (i cili qëllimisht kapërcen ato që PC Tools i quan spyware) dhe clamWin, i cili nuk është ende i gatshëm për paraqitje, u prezantuan më keq se detektimi prej 74.6 për qind i malwareve të Comodo. Të lësh një ndër katër dëmtues të pashqetësuar thjesht është e papranueshme. Comodo gjithashtu dështoi të kapte disa ekzemplarë në testin WildList, një kërkim i nivelit të ulët, i cili përdor malware të njohura; pjesa më e madhe e antiviruseve bllokuan të gjithë përbërësit e setit WildList, por Comodo la të lirë shumë prej tyre. Akoma më keq, Comodo paraqiti një mori alarmesh të rreme, duke sinjalizuar 62 pjesë programesh të padëmshme si të rrezikshme. Aplikacioni tjetër më i keq, clamWin kishte vetëm 6 të tilla dhe disa rivalë asnjë. Instalimi gjithashtu lë një përshtypje të keqe. Automatikisht, programi instalon toolbarin e Hopsurf.com dhe ju kërkon të ndryshoni platformën e kërkimit në Ask.com dhe faqen fillestare në Hopsurf.com E mërzitshme është edhe shtresa Defense+ e sigurisë në program, e cila duket si udhëtim prapa në një kohë kur aplikacionet e sigurisë vazhdimisht kërkonin nëse një program i caktuar duhet të bëjë njëfarë veprimi. Një mbrojtje e tillë mund të jetë efektive nëse pranoni të përballeni me ndërprerje pa fund dhe rrezikun e marrjes së një vendimi të gabuar, por në fund bëni mirë ta çaktivizoni. Eksperienca jonë me Comodo Internet Security lë pak arsye për ta rekomanduar. Programe të tjera falas janë shumë më të mirë.

Diçka – por jo gjithçka – për asgjë
Ndërkohë që programet e antivirusit falas mund t’ju japin një lloj sigurie pa pagesë, ato nuk kanë çdo gjë që mund të ofrojë një aplikacion i paguar sigurie.
Nuk do të keni askënd për të marrë në telefon nëse punët shkojnë keq apo nëse ju duhet ndihmë për dezinfektim. Pjesa më e madhe e aplikacioneve falas ofrojnë ndihmë vetëm nëpërmjet forumeve, megjithëse Avast ofron mbështetje nëpërmjet e-mailit (dhe Microsoft planifikon të njëjtën gjë me Security Essentials); Përdoruesit e Avast munden gjithashtu të postojnë bileta mbështetjeje online. AVG ofron mbështetje telefonike me pagesë, por fatura prej $50 për telefonatë kushton më shumë se pjesa më e madhe e antiviruseve me pagesë. Ata që i zgjidhin problemet vetë mund të provojnë faqe si Ëilders Security Forums (www.wilderssecurity.com), por dhe aty nuk duhet të prisni të gjeni dikë për ndihmë me një program antivirus pa pagesë. Përveç mjeteve nga Microsoft dhe Panda, të cilët kontrollojnë arkiva të dhënash online, aplikacionet pa pagesë kanë një përditësim më të rrallë të referencave sesa produktet komerciale, çka mund të lërë hapur një dritare mundësish për kërcënime të reja ende të panjohura. Disa aplikacione falas kanë më pak opsione se ato të paguarat e së njëjtës kompani. Për shembull, aplikacioni i paguar i Avira-s mund të skanojë trafikun HTTP për të kapur malwaret e web-it përpara se ato të arrijnë në hard diskun tuaj, por versioni falas i kësaj kompanie nuk e bën këtë. Në fund fare, disa programe falas ju japin gjëra të cilat nuk do t’i dëshironit. Aplikacionet e AVG dhe Comodo instalojnë toolbare (të cilat mund të mos i instaloni), dhe shumë aplikacione pa pagesë paraqesin reklama që ju shtyjnë të blini versionin e plotë. Gjithsesi, me zgjedhjen e një programi antivirus pa kosto, mund të merrni një mbrojtje të mirë dhe t’i kurseni vetes të paktën $30 në vit. Për shumë persona, ky nuk është një kompromis i keq.

Panda Cloud Antivirus
Panda Cloud Antivirus ishte aplikacioni më i mirë këtu në bllokimin e malwareve, por statusi i tij i punës në vazhdim dhe metoda e tij e veçantë na penguan ta renditnim. Në kohën e këtij artikulli është mjaft i thjeshtë për t’u instaluar dhe përdorur, Por panda ende po shton tipare të reja dhe disa defekte mbeten ende.
Në vend që të përdorë fuqinë përpunuese të kompjuterit tuaj, aplikacioni Cloud dërgon të dhëna rreth malwareve potencialë në serverët e Panda-s për t’u analizuar. Në testet e AV-tests.org, metoda duket se funksiononte mjaft mirë, duke arritur një detektim të përgjithshëm prej 99.4 për qind. Gjithsesi, për këtë arsye nuk mundëm ta testonim programin me metodat tona të detektimit proaktiv. E njëjta gjë vlen për testet tona në akses; Panda (find.pcworld.com/ 63510) përdor skanim shumështresor, i cili vetëm bllokon aksesin dhe bën një skanim të menjëhershëm për programe të cilat tentojnë të ekzekutohen. Dokumentet në hard disk (ekzistueset dhe të sapokopjuarat) shënohen për skanim në sfond vetëm në periudhë qetësie. (Aplikacioni kontrollon shkarkimet menjëherë por nuk i bllokon dokumentet përpara skanimit.) Në një skanim të plotë me kërkesë, ai ofroi një shpejtësi mesatare dhe i detektoi të dhjetë infeksionet e testit, por dështoi në çaktivizimin e njërit dhe njëkohësisht nuk arriti të fshinte hyrjet e regjistrit dhe mbeturina të tjera të padëmshme pas çdo testi. Për momentin, nuk mund t’i japim aplikacionit të Panda-s një vlerësim, por aftësia e tij mbresëlënëse për të detektuar malwaret e bën të vlefshëm për të mbajtur një sy nga ai.

PC Tools Threatfire
PC Tools Threatfire nuk është një antivirus i veçantë. Ai plotëson zgjidhjen tuaj të sigurisë me një analizë efektive të sjelljes që mund të ndalojë malwaret në bazë të asaj që një fajl po përpiqet të bëjë. Programe të tjera përdorin gjithashtu teknika të sjelljes apo heuristike (e fundit kërkon për përputhje pjesore me kërcënime ekzistuese). Por detektimi në sjellje në mënyrën e implementuar nga PC Tools mund të jetë veçanërisht i bezdisshëm sepse mund të sinjalizojë veprimtari të parrezikshme si të rrezikshme. Në testet e detektimit të sjelljes së AV-test.org, pjesa më e madhe e aplikacioneve kanë një përqindje detektimi që luhatet midis 30 dhe 60. Kjo nuk vlen për Threatfire; ai paralajmëroi pothuajse për të gjitha prej 15 ekzemplarëve të përdorur dhe i bllokoi të gjitha, përveç njërit. Për më tepër, nuk paraqiti asnjë alarm të rremë. Threatfire vendos që në fillim një nivel të mirë sigurie, por sugjerojmë të aktivizoni opsionin në Settings/Quarantine, i cili krijon një pikë rikthimi të sistemit përpara se të dërgojë diçka në karantinë. Sa për ekstra, një monitor aktiviteti jep detaje rreth programeve aktive dhe më shumë për spektakël, monitori i kërcënimeve tregon përhapjen globale të kërcënimeve. Megjithëse Threatfire (find.pcworld.com/63580) është bërë për t’u përdorur me programe të tjera dhe nuk patëm probleme në testet tona, ai ka pasur konflikte me AVG në të kaluarën. Si përfundim, rekomandojmë Threatfire si një shtresë e mëtejshme mbrojtëse.


ClamWin

ClamWin Free Antivirus nuk është vetëm falas; ai është gjithashtu open-source, pra i çliruar nga aspektet e pronësisë. Por në bllokimin e malwareve, nuk bën ndonjë punë të mirë. ClamWin nuk ofron mbrojtje në kohë reale dhe nuk do të kontrollojë fajlet ndërkohë që i aksesoni; skanimet e tij janë vetëm me kërkesë. Dështoi në detektimin e pothuajse gjysmës së lukunisë së malwareve të AV-Test.org. Kundër malwareve projektuar për të vjedhur fjalëkalime bankash online ishte pothuajse i pafuqishëm, duke mos kapur pothuajse dy të tretat e ekzemplarëve. Në testet proaktive për të parë se sa mirë një program mund t’i dallojë kërcënimet e reja performoi pak më mirë, duke ndaluar gati një të tretën e keqbërësve me referenca dy javë të vjetra. Por ky nuk është përsëri një rezultat i kënaqshëm. Gjashtë pozitivët e tij të rremë ishin më shumë se çdo program përveç Comodo Internet Security. Ishte programi i dytë më i ngadaltë në spanim dhe renditi numrat më të këqij të dezinfektimit, duke detektuar vetëm gjashtë infeksione nga dhjetë dhe duke pastruar vetëm pesë. Në një performancë të rrallë rrezatuese ai detektoi të dhjetë rootkitet – por më pas bëri punën më të keqe në pastrimin e tyre, duke eliminuar vetëm katër. ClamWin (find.pcworld.com/63583) shton një opsion klikimi me të djathtën për të skanuar një fajl specifik – ngadalë – dhe në opsionet standarde ai vetëm i raporton malwaret dhe për t’i pastruar ato duhet të ndryshoni opsionet. Megjithëse të ekzekutoni një skanim shtesë mund të jetë një opsion i mirë sigurie për antivirusin tuaj standard, rezultati i dobët i ClamWin do të thotë se bëni më mirë të bëni një skanim online nga një  prodhues si BitDefender apo F-Secure dhe ta mënjanoni këtë projekt open source.

Lajmet e fundit>