Harduer

A mund ta paramendoni veten pas 10 vitesh në një “shtëpi të mençur” si kjo (Video)

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
A mund ta paramendoni veten pas 10 vitesh në një “shtëpi të mençur” si kjo (Video)

Think Big FactoryShumë njerëz punojnë në modelin e shtëpisë së mençur, jo të asaj që vet rregullon temperaturën, por në atë që projekton në mure gjithçka që ju duhet për t’i kryer detyrat e përditshme. Agjencia spanjolle për dizajn Think Big Factory tashmë ka filluar me testimin e kësaj shtëpie në veri të Spanjës dhe thonë se deri më tani kanë kryer rreth 40% të projektit. “Gjithçka që gjendet në shtëpi shërben për të komunikuar” – tha Ion Cuervas-Mons, drejtor i kësaj agjencie. “

Me ndihmën e projektimit të cilin e aktivizojmë me praninë tonë, gjithçka mund të kontrollojmë me lëvizje të dorës, dritat, ndezja e çdo pajisje elektrike shtëpiake, muzikën, madje edhe kyçja në Skype nga kudo në shtëpi.

Me këtë sistem synohet që plotësisht të eliminohet nevoja për përdorimin e miut, tastierës dhe telekomandës. Është interesante se kjo teknologji është gati e padukshme, përkatësisht përdoret Kinect i cili njeh lëvizjet me të cilat ju mund ta menaxhoni “jetën tuaj”.

Ndërfaqja kryesore gjendet në dhomën e ditës, kështu që ju mund të lexoni revista, të shikoni se çfarë po ndodh në rrjetet sociale dhe të dëgjoni muzikë duke përdorur vetëm lëvizjet e dorës.

I gjithë ky projekt ka filluar para tri viteve, ndërsa tashmë po përdoret në Spanjë në një apartament ku po përdoret e gjithë teknologjia ekzistuese. Nga kjo agjenci shpresojnë se së shpejti të përfundojnë me projektin në mënyrë që njerëzit të mund ta përdorin atë.

I vetmi problem, paramendoni se si do ta drejtonin fëmijët një dhomë të tillë! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>