Ja se si

A mund ta rris memorien e integruar të kartës grafike?

Nov 22 2009
0 Shpërndarje
A mund ta rris memorien e integruar të kartës grafike?

Por për lojëra dhe video me peshë të rëndë, do t’ju duhet një kartë e ndarë grafike. Megjithatë, ju mund ta përmirësoni pakëz situatën. Disa kompjuterë me karta të integruara grafike (jo të gjithë) ju mundësojnë të ndani një pjesë të memories kryesore për të pasur video më të mira.

Sigurisht kjo do të thotë që do të keni më pak memorie RAM për përdorime të tjera, por nuk është problem, ngase ju gjithnjë mund ta shtoni memorien RAM të kompjuterit tuaj. Për të parë nëse kompjuteri juaj e ka mundësinë e ndarjes së memories, kontrolloni dokumentacionin apo telefonojini prodhuesit. Ju po ashtu mund të shikoni opsionet e harduerit (ndonjëherë të quajtura BIOS settings apo CMOS settings). Që këtu unë nuk mund të jap instruksione të sakta, por kur ta startoni kompjuterin tuaj, një nga mesazhet e para në ekranin tuaj duhet të thotë diçka të ngjashme: Prekni XX për të shfaqur opsionet. Klikoni në opsionin e shfaqur dhe pastaj kërkoni në meny për opsionin e përshtatshëm.

E nëse opsioni nuk gjendet aty?

Nëse përdorni një kompjuter desktop, merrni në konsideratë mundësinë e blerjes së një karte të re grafike. Kontrollojini analizat e PC World për rekomandime dhe shikoni në find.pcworld.com/62548 videot “how to install a graphics Board”. Ndërkohë përdoruesit e laptopëve (ashtu si edhe unë) janë të pafat. Mungesa e opsioneve të freskimeve është njëra nga kostot e lëvizshmërisë.

 Mënyra më e mirë për ta shtuar memorien grafike është të instaloni një kartë të re grafike me vlerë të mjaftueshme të memories. Për shembull, karta Nvidia GeForce 9600 GSO vjen me 512MB memorie RAM.

 

Lajmet e fundit>