Lajmet

A mund të analizojë softueri kompjuterik CV-në tuaj

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
A mund të analizojë softueri kompjuterik CV-në tuaj

Mbi 50% e kompanive të mëdha dhe shumica e rekrutuesve përdorin softuer analizues për CV-në tuaj. Nëse softueri e analizon gabimisht, ju kurrë nuk do të “thirreni” për intervistën e punës. Lexoni më poshtë për të mësuar rregullat kritike që duhet të ndiqni.

Më parë CV-ja duhej shkruar në dy formate kryesore:

• Të ishte e formatuar mirë dhe të dukej bukur • Të dukej bukur por të mos ishte e formatuar, që të përdorej kur dilte nevoja për ta dërguar si e-mail apo për ta hedhur në ndonjë web faqe.

Por është edhe një version i tretë, i cili mund të analizohet mirë dhe të konvertohet në tabela databaze për t’u përdorur në kërkimet e bazuara në SQL.

Mendojeni pak, nëse kodi juaj postal përfundon në fushën ku vendoset numri i telefonit dhe adresa juaj klasifikohet si emër kompanie, informacioni juaj nuk mund të gjendet kurrë dhe bashke me të edhe ju!

Ja disa rregulla bazë për t’u siguruar që CV-ja juaj të ketë sukses

• Emri dhe informacionet e kontaktit duhet të jenë në trupin e dokumentit, kurrë në hedear ose footer, të cilat nuk analizohen kurrë nga softueri – nuk është çudi pastaj përse askush nuk ju telefonon!

• Mos përdorni grafikë (vija, logo ose foto), sepse softueri mund t’i konvertojë në tekst ASCII dhe numra që mund të zëvendësojnë ato të informacionit tuaj për kontakt- sidomos nëse janë në krye.

• Përfshini prapashtesat e kompanive, që softueri analizues të mos e ngatërrojë emrin e kompanisë suaj me ndonjë titull tuajin ose diçka tjetër. Nëse keni pasur disa pozicione në të njëjtën kompani, vendosni emrin e kompanisë në secilën prej posteve që keni pasur. Edhe pse duket përsëritje, e ndihmon softuerin analizues që të kuptojë se bëhet fjalë për një tjetër pozicion që duhet analizuar.

• Datat duhen shkruar saktë dhe në një format që mund të analizohet mirë nga softueri (për shembull qershor 2009, jo 6/09).

• Mos përdorni tabela ose kolona– analizuesi i lexon nga lart-poshtë dhe jo nga majtas-djathtas dhe informacioni juaj mund të hyjë në fushat e gabuara. (PCWorld Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>