Harduer

A mund të ishte iPhone 5S si në këtë galeri fotosh

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
A mund të ishte iPhone 5S si në këtë galeri fotosh

Me gjasë, nuk do të shkojë shumë kohë deri kur të shohim iOS 7 të Apple në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple (WWDC) duke filluar më 10 qershor.

Por pas kësaj, Apple do të duhet që të bëjë diçka mbresëlënëse me iPhone 5S për të qenë në hap me konkurrencën ndaj rivalëve Samsung Galaxy S4 dhe HTC One.

Spekuluesit për iPhone së fundi kanë qenë duke u përqendruar në mundësinë e skanuesit të brendandërtuar për gjurmët e gishtërinjve për rritjen e sigurisë në iPhone-n e ardhshëm dhe që më mirë virtualizon se sa artisti që i ka paraqitur disa koncepte për iPhone, Federico Ciccarese.

Në këtë galeri, shihni fotografitë e tij më të fundit për një dizajn të mundshëm të iPhone-t të ardhshëm, duke përfshirë skanerin e përfolur të gjurmëve të gishtërinjve që kanë vend në butonin Home. Duke shtuar besueshmërinë për këtë fantazi është edhe skaji i tanishëm i iPhone 5.

Mos mendoni që iPhone i ardhshëm do të duket pikërisht kështu. Për shembull, disa thashetheme refuzojnë skanerin e gjurmëve të gishtërinjve, ku fotografitë e paraqitura nuk e përmbanin ndonjë shenjë për ndonjë skaner në butonin Home të iPhone 5S. Të tjerët thonë që skaneri mund të vijë vetëm me iPhone 6.

Nuk do të mund të përfundojmë se kush e ka mirë apo keq, pasi që nuk kemi informacione nga burime të besueshme. Deri sa të bëhet konfirmimi zyrtar, mund të shijojmë pamjet e dizajnit të sapo paraqitur. (PCWorld Albanian)

iphone 5s

Lajmet e fundit>