Analiza

A mund të jetë Apple duke punuar në një makinë inteligjente?

Feb 11 2015
0 Shpërndarje
A mund të jetë Apple duke punuar në një makinë inteligjente?

Apple Introduces New iPhone At Worldwide Developers ConferenceNjë punonjës i Apple ka folur për Bussines Insider duke zbuluar se kompania teknologjike po punon për ndërtimin e një automjeti inteligjent. Sipas punonjësit në fjalë, akoma nuk është koha e duhur për ta prezantuar këtë projekt por ai ka shtuar se kjo gjë do të lërë shumë prapa Tesla-n.

Apple aktualisht ka në stafin e saj 50 ish punonjës të Tesla sipas LinkedIn. Shumica e tyre janë inxhinierë të specializuar në mekanikë dhe robotikë. Ca mund të mendojnë se Apple vërtet ështe duke punuar mbi një automjet inteligjent por duket se kjo del jasht veprimtarisë së kompanisë. Ekzistojnë mundësitë që kompania të jetë duke zhvilluar një eksperiencë të re mes makinës dhe iPhone që do të rezultojë diçka shumë më e mire se ajo çfarë ofron Tesla. Apple ka nisur një iniciativë të quajtur CarPlay që lejon përdoruesin të kontrollojë disa nga komponentët e makinës përmes smartfonit të kompanisë. Ky projekt supozohej të finalizohej në 2014 por është shtyrë nga kompania.

Ndoshta ky punëtor i Apple është duke folur për gjëra si përdorimi i iPhone për të hapur apo ndezur makinën pa qënë nevoja për një çelës. Ose ndoshta për një eksperiencë më të avancuar lidhur me navigimin, audion dhe sisteme të tjera. Nuk ka rëndësi nëse Apple do të prodhojë një makinë inteligjente apo jo, ajo po kërkon të konkurojë Tesla-n në të gjitha mënyrat e mundshme. Nëqoftëse në të ardhmen do të kemi një makinë Apple atëherë kjo gjë do të plotësonte dhe dëshirën e Steve Jobs për të krijuar një të tillë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>