Siguri

A mund të jetë Facebook privat? Nëse ju intereson, ndiqni këto këshilla

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
A mund të jetë Facebook privat? Nëse ju intereson, ndiqni këto këshilla

Faqe si Facebook janë gjithashtu duke zhvilluar porte të mëdha për mbajtjen e kontakteve me familjarë të largët dhe shokë.

Kuptoni termat e shërbimit: Termat e reja të shërbimit nga Facebook (të shpalosura nga një PR Flap i mëhershëm gjatë këtij viti dhe të aprovuara nga votat e përdoruesve) thonë se “ju jeni në pronësi të të gjithë përmbajtjes dhe informacioneve në postin tuaj në Facebook.” Marrëveshja e plotë gjendet këtu find.pcworld.com/62867, kurse një deklaratë e re jodetyruese mbi principet gjendet këtu find.pcworld.com/62868

Hidhni aplikacionet që fusin hundët në të dhëna: Të shumtë janë avokatët e privatësisë që vëzhgojnë aplikacionet e Facebook-ut. Kompania kërkon që krijuesit e aplikacioneve t’u përshtaten rregullave të caktuara (për shembull, aplikacionet nuk mund të ruajnë të dhënat tuaja për më shumë se 24 orë), por nuk monitoron krijimin e aplikacioneve. Nëse jeni bërë merak mbi privatësinë tuaj, ju mund t’i rezistoni nevojës për të instaluar aplikacionin “Discover your Hippy (sic) name”. Për të shikuar aplikacionet që keni autorizuar, shkoni tek Settings-Application Settings. Pastaj zgjidhni Authorized nga menyja rënëse “Show”.

Limitoni aplikacionet e shokëve tuaj: Nëse shokët tuaj instalojnë aplikacione, programi si zakonisht do të jetë në gjendje të shohë çdo gjë që ndani me shokun tuaj. Për të limituar të dhënat e mundshme, shkoni tek Settings-Privacy Settings dhe klikoni Aplications link. Klikoni në ndarjen Settings në pjesën e sipërme, dhe deselektoni çdo kuti të selektuar në faqen e informacioneve, të cilat ju nuk dëshironi t’i ndani (këto të dhëna kanë ndikim vetëm tek aplikacionet që kanë instaluar shokët tuaj).
Kontrolloni atë që mund të shohin disa persona të caktuar: Një veçori pak e njohur ju lejon të krijoni lista të shokëve dhe të limitoni ndarjen e të dhënave për lista të caktuara. Për shembull, ju mund të vendosni të gjitha njohuritë biznesore në një listë dhe të kufizoni shikimin e fotografive. Një listë tjetër, që konsiston nga shokët tuaj më të ngushtë, mund ta ketë të lejuar çdo gjë.

Për të krijuar një listë, shkoni tek Friends link dhe nën “Lists” në anën e majtë, klikoni Create. Për të limituur ndarjen me lista të caktuara, shkoni tek Settings-Privacy Settings dhe klikoni Profile. Hapni një gjë nga profili në mënynë rënëse dhe zgjidhni Costumize. Zgjidhni Some Friends te pop-up që del dhe pastaj fusni emrat e shokëve tuaj në listën që dëshironi të zgjidhni.

Rishikoni profilin: Një vegël shumë ndihmëse e cila shfaq atë që po ndani me të tjerët është vegla rishikuese e profileve në Facebook. Shkoni tek Settings-Privacy Settings, pastaj Profile dhe shtypni emrin e një shoku në kutinë e sipërme. Ju do të shihni profilin tuaj ashtu siç do ta shohë shoku juaj dhe kështu mund të përshtatni të dhënat e privatësisë sipas dëshirës.

Lajmet e fundit>