Lajmet

A mund të përfshihet Cortana në iOS dhe Android

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
A mund të përfshihet Cortana në iOS dhe Android

whos-better-cortana-or-google-now-100264003-galleryA është e mundur që Cortana të “pijë” një kafe me Siri-n e Apple? Po me Google Now? Përgjigja e shkurtër është: Po. Supozohet, se fjalia e fundit ishte një citim i saktë i Julie Larson Green, shefja ekzekutive e eksperiencave, për reporterët që e takuan në zyrat e kompanisë në Redmond. Kur u pyet për të komentuar një lëvizje të mundshme të Cortana-s duke e bërë pjesë të Android dhe iOS, një zëdhënës i Microsoft u përgjigj: “Ne nuk ofrojmë informacion lidhur me lëshimet e ardhshme, por që jemi të gatshëm të eksplorojmë mënyra për të ofruar funksionalitete fantastike të Cortana-s në më shumë përdorues të Windows.” Sidoqoftë, Android nuk ka të bëjë fare me Windows.

Janë mjaft prova nga Microsoft që kompania nuk heziton të sjellë produktet dhe shërbimet e saj në platformat e tjera siç bëri me Office Preview për Android. Dhe Microsoft e ka bërë këtë rrugë edhe më parë tha menaxheri i grupit të programimit të Crotana-s verën e shkuar. Një ditë më vonë, ai sugjeronte se ekzistonin opinione se Cortana mund të ofrohet edhe në platformat e tjera, por që asnjë plan nuk ishte përcaktuar akoma.

Portimi i Cortana-s në iOS kërkon një aprovim nga Apple, sepse disa të dhëna përdoruesish të ruajtura në telefon duhet të aksesohen që të funksionojë. Ndërsa Android i Google është shumë më pak kufizues në këtë aspekt. Përveç këtyre, është plotësisht e mundur që Apple ose Google mund të përpiqen të bllokojnë Microsoft nga portimi i Cortana-s në secilin prej platformave.

Microsoft akoma nuk ka konfirmuar planet për të portuar Cortanën në ndonjë pjesë tjetër “universi”. Padyshim që portimi i Cortana-s në platformat e tjera do të ishte një fitore e madhe duke rritur bazën e përdoruesve të asistentit dixhital. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>