Harduer

A mund të punojë Lumia 920 edhe nëse i kalon sipër një traktor 24 tonësh

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
A mund të punojë Lumia 920 edhe nëse i kalon sipër një traktor 24 tonësh

Lumia 920Nokia është njohur gjithmonë për fortësinë e pajisjeve të veta, duke përfshirë këtu edhe një test me çekiç që i është bërë Lumia 920 në vitin 2012.

Tani një test edhe më ektsrem ka dalë në dritë. Gazeta finlandeze Iltasonomat.fi raportoi se një punonjës miniere humbi smartfonin e vet Lumia 920.

Me sa duket pajisja ishte e groposur në tokë nga një traktor 24 tonësh i cili ndodhej aty.

Punëtori vendosi ti binte telefonit dhe vërtet dëgjoi zilen e tij.

U deshën 6 burra për ta nxjerrë smartonin dhe ekranin e kishte plotësisht të prishur, por në të vërtetë ai punonte normalisht.

Punëtori ishte aq i befasuar sa vendosi të blinte një Lumia 920 të ri. Në një deklaratë për AllThingsD.com një zëdhënës i Nokia-s tha se çdo pajisje para se të dalë i nënshtrohet testeve fizike.

Me sa duket kalimi i një traktori 24 tonësh mund ti shtohet listës së testimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>