Harduer

A mund të vendosni një SSD dhe HDD në llaptop?

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
A mund të vendosni një SSD dhe HDD në llaptop?

Nëse doni apo nuk doni ta përditësoni një llaptop sipas kësaj rruge varet nga kompromisi që doni ta bëni. Ja edhe qasjet e mundshme:

Merrni një llaptop me dy vende për disqe: Nëse llaptopi juaj mund të marrë dy disqe të brendshëm, ai mund të marrë një disk dhe një SSD. Llaptopë të këtillë ekzistojnë, por ata nuk janë shumë portativ. Dhe ndoshta ju nuk e keni një të këtillë.

Përdorni vendin optik të diskut: Shumë llaptopë ua mundësojnë zëvendësimin e diskut të tyre optik (CD/DVD) me një disk ekstra. Shikoni manualin ose uebfaqen e prodhuesit të llaptopit për të parë nëse ky opsion është i mundshëm. Nëse ësht, dhe juve nuk ju lë përshtypje që nuk mund të keni qasje me CD dhe DVD (ose të përdorni një disk të jashtëm optik), atëherë ju jeni me fat.

Bleni një disk hibrid: Këta përdorin disk flash dhe një hard disk, por nuk ju mundësojnë përdorimin e tyre si pjesë të ndara. Flleshi shërben si një cache dytësor për të shpejtuar hard diskun.

Në anën tjetër, hibridi e bën të mundshme një përditësim shumë më të lirë. Tani një disk i këtillë mund të blihet për rreth 100 dollarë.

Kjo është më tepër se sa një disk i brendshëm 500GB, por më mirë se sa të paguani për një SSD 64GB. Dhe SSD nuk vjen me hapësirë 500GB. (PCWorld Albanian)

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>