Vëzhgim

A mund t’u besoni rishikimeve të dyqanit iTunes App?

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
A mund t’u besoni rishikimeve të dyqanit iTunes App?

A janë false, të shënuara nga zhvilluesit e tij (dhe familjarët a miqtë)? Për programe të tjera ju mund të shihni rishikime me 1 yll që e hedhin në mbeturina aplikacionin dhe bëjnë thirrje për një konkurrent. A janë shënuar këto nga rivalët?

Me më shumë se 25.000 programe në App Store, pritet që së paku shkrimet e konkurrentëve të jenë të pranishme – dhe pak zhvillues i kanë akuzuar tashmë të tjerët për shkrimin e rishikimeve negative.
Njection, zhvilluesi i veglës NMobile speed-trap-alert, ka akuzuar konkurrentin Trapster se ka vendosur një rishikim për të kritikuar NMobile dhe për të ngritur në qiell Trapster. Kur PC World kontaktoi Trapster-in, një zëdhënës që kërkoi të mos identifikohej shkroi një e-mail: “Nuk kemi kohë të bëjmë goditje të ulëta kundrejt konkurrentëve apo edhe t’u përgjigjemi akuzave që ne i bëjmë.”
Ankesat janë duke fluturuar edhe për aplikacione pa vlerë. Air-O-Matic, prodhuesi i Pull My Finger, pretendon se InfoMedia, që shet iFart Mobile, postoi komente false. Shefi ekzekutiv i InfoMedia, Joel Comm, thekson se nuk shikon asgjë të keqe te postimi i një zhvilluesi që shkruan rishikime neveritëse kundrejt një rivali. “Nëse njerëzit blejnë aplikacionin, ata mund të bëjnë çfarëdo që dëshirojnë brenda linjave udhëzuese të sistemit rishikues të iTunes”, shkroi Comm përmes e-mailit. “Nuk shoh ndonjë arsye për të demaskuar faktin se je konkurrent.”

Rishikime nga përdorues të dyshimtë 
Qofshin false apo të bazuara në rishikime aplikacionesh, kjo është vështirë të dallohet. Verifikimi i legjitimitetit të një rishikimi është pothuajse i pamundur, megjithëse ne kemi spikatur jo pak gjëra të dyshimta. Gjithashtu kemi gjetur se vizitorët mund të rishikojnë lehtësisht aplikacione të cilat nuk i kanë përdorur, pavarësisht qëllimeve të fundit të Apple për ta larguar këtë praktikë. (Apple nuk është përgjigjur ndaj hetimeve  tona për këtë temë.)
Merrni Brick Breaker Revolution 3D, një lojë për 6$ nga Digital Chocolate. Brenda pak orëve pas lëshimit të saj, kishte rishikime me 5 yje. Punë e madhe. Por një rishikues, “Snorkydog”, kishte vendosur 5 yje te gjashtë lojëra të Digital Chocolate dhe vetëm 2 yje te titulli i një zhvilluesi tjetër (e vetmja lojë tjetër që ai ose ajo kishte rishikuar). A ishte Sonrkydog një i fshehtë? Apo vetëm një adhurues?
“Shumë rishikime janë goxha idiote ose qesharake, të bazuara në një drejtim ose në një tjetër”, shkroi në një e-mail shefi ekzekutiv i Digital Chocolate, Trip Hawkins. “Është si të lexoni ndonjë forum apo regjistër chati. Por falset, pro apo kundra, nuk e bëjnë sistemin invalid”, shton ai më tej. Prezenca e këtyre votave më të “ulëta” duket se është më shumë se e mjaftueshme për të zhvendosur votat edhe më qesharake të urryesve të tjerë.
Një rishikim tjetër që kemi gjetur ishte ai nga një punëtor i një kompanie që shet aplikacione. Ried Carlberg, që punon për Model Metrics, dhuroi 5 yje në Search2GO për Saleforce CRM. Rishikimi i tij origjinal nuk e ka demaskuar punën e tij. Ai shtoi më vonë këtë detaj, pasi e kontaktuam. Ai deklaron se pasi nuk ka fshehur identitetin e tij – emri i përdoruesit të tij ishte “RiedCarlberg.com” – nuk kishte tentuar të mashtronte. Por lexuesit nuk do ta kishin ditur që punonte për atë kompani derisa ai e bëri këtë të ditur.

5 yje të dyshimtë
Shumë zhvillues përdorin seksionin e rishikimeve të App Store për të bashkëvepruar me përdorues. Për shembull, ata mund të lajmërojnë azhurnime apo të adresojnë gabime. Dhe shumë përdorues e përdorin këtë sistem për të vendosur vlerësimin e përgjithshëm të aplikacioneve të tyre. Kur Chris Meyer postoi një kundërshtim ndaj një rishikimi me 2 yje të veglës së tij AirPhone për audio-transmetim, ai i dhuroi aplikacionit një rishikim me 5 yje. “Sigurisht, i dhashë vetes 5 yje, por e bëra këtë duke ditur arsyen për mesataren time dhe të 2 yjet tjera (rishikim)”, tha Meyer për PC World në një e-mail. “Gjithashtu, unë kam vetëm një mundësi për të lavdëruar aplikacionin tim, kështu që nëse ekzistojnë shumë komente të tjera, nuk do të ketë shumë rëndësi.”
Meyer shtoi se aplikacioni ka disa vlerësime “tejet të ashpra dhe të pajustifikuara” me 1 yll, për disa prej të cilave ai dyshon se janë bërë “me qëllimin e lëndimit të produktit”. Por pavarësisht kësaj, ai e shikon procesin e rishikimeve si një “shembull të shkëlqyer të demokracisë në punë”.

Raportet e fundit të lajmeve kanë theksuar se disa zhvillues janë duke ofruar pagesë për rishikime pozitive. Në nëntor të vitit 2008, Wired ka bërë një screenshot të një reklame në faqen e punës së Amazon, Mechanical Turk (e cila më vonë u largua), ku premtohej një pagesë prej 4$ për çfarëdo përdoruesi të App Store që do të postonte një rishikim me pesë yje për aplikacionin SantaLive.
Për të kuptuar nëse një praktikë e tillë është e zakonshme, unë kërkova 560 postime të lidhura me rishikime në Mechanical Turk. Unë pashë se vetëm një zhvillues i App Store ofronte pagesë për rishikime. Tarifa: 30 cent për çfarëdo rishikimi, të mirë apo të keq. Gjithashtu kërkova postimet e Craiglist në 25 qytete të SHBA-ve, por nuk gjeta as edhe një çështje të tillë atje.

Prapëseprapë është ende e lehtë të bëhet hile
Apple ka bërë disa hapa për të adresuar problemin. Tani vetëm përdoruesit që e shkarkojnë aplikacionin mund ta rishikojnë atë. Në fillim të këtij viti Apple fshiu komentet nga konsumatorët që nuk e kanë përdorur programin në fjalë. Tani rishikimet janë të renditura në bazë të versionit dhe kështu ju keni paksa kontekst. Derisa matjet kanë eliminuar rishikimet e dyshimta, nuk kanë parandaluar rishikimet e aplikacioneve nga përdoruesit që nuk i kanë provuar – vizitorët duhet vetëm ta blejnë dhe ta shkarkojnë aplikacionin.

Për konsumatorët një dozë e shëndetshme skepticizmi është një gjë e mirë. “Nuk i kam marrë shumë parasysh rishikimet nga App Store”, shkroi blogeri Nick Santilli në një intervistë përmes e-mailit për PC World, i cili ka shkruar për TheAppleBlog mbi rishikimet e dyshimta të App Store, të cilat do t’i dëgjonte më me qejf nga “mjegullina e Twitter” ose nga fjalët e zhvilluesve apo nga kolegët e logut.
Pavarësisht lëshimeve të sistemit, rishikimet e App Store kanë ende vlerë. “Leximi i  rishikimeve të disa aplikacioneve që kam përdorur personalisht në përgjithësi ishte i ndershëm”, shkroi Santilli. “Njerëzit janë mësuar me Apple për t’i bërë gjërat si duhet, për herë të parë… kur çdo kënd nuk është konsideruar me të drejtë jashtë portës, zhgënjimi bëhet i ditur përmes kulmit”.

Lajmet e fundit>