Ja se si

A mund t’u përgjigjem spamëve? Besoj se nëse u përgjigjem, shpejti do ndalojnë së dërguari spamë.

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
A mund t’u përgjigjem spamëve? Besoj se nëse u përgjigjem, shpejti do ndalojnë së dërguari spamë.

altMë vjen keq por kjo nuk është një ide shumë e mirë. Është pak e mundshme që përgjigja juaj mund t’i arrijë personit që e ka krijuar spamin. Shumë pak persona që krijojnë spam lënë adresën e tyre të saktë në “from”.Në të vërtetë, shumica e krijuesve të spamëve i dërgojnë “mbeturinat” e tyre përmes botnet, që është një rrjet i madh programesh për të infektuar kompjuterët. Pronarët e kompjuterëve të infektuar, madje as nuk e dinë se janë infektuar, duke ju mundësuar kështu kriminelëve një kontroll të plotë mbi këta kompjuterë.

Për më tepër, emrat e adresave të dërguar në e-mail janë të rremë apo të imituar, në mënyrë që kriminelët të fshehin identitetin e tyre. Pse? Nëse ju do ta kuptonit se çfarë spam po u dërgohet njerëzve nga kompjuteri juaj, sigurisht se do ta kishit ndaluar. Deshët apo nuk deshët, përgjigja ndaj një e-mail spam, nuk do të rezultojë me asgjë më shumë se grumbull e-mail me ankesa nga viktimat e tjera, që po ashtu kanë marrë spam. Ndaj zgjidhja më e mirë është që mesazhet e marrë spam të klasifikohen si junk mail dhe mos shqetësoheni më shumë me të.

Lajmet e fundit>