Lajmet

A munden aplikacionet në ueb të jenë po aq të suksesshme sa aplikacionet mobile?

Mar 16 2015
0 Shpërndarje
A munden aplikacionet në ueb të jenë po aq të suksesshme sa aplikacionet mobile?

Dominique Hazaël-MassieuxRritja e numrit të përdoruesve të një smartfoni, padyshim që ka ndikuar në rritjen e aplikacioneve. Dominique Hazael Massieux është në krye të një grupi studimor i cili ka si synim të zbulojë nëse përdoruesit zgjedhin të shkarkojnë aplikacione nga uebi apo në dyqanet online siç janë Play Store dhe App Store. Hazel nuk është një i panjohur në këtë fushë, në shtatë vitet e fundit ai ka drejtuar punën mbi uebin mobil në World Wide Web Consortium, një organizatë kjo e krijuar nga Tim Berners Lee e cila harton të ardhmen e uebit.

Realisht përdoruesi nuk i kushton shumë rëndësi faktit se nga e ka prejardhjen softueri në smartfonin e tij për aq kohë sa ai funksionon mirë. Por ajo që ka rëndësi është se sa më mirë të përshtatet në ueb, aq më të lehtë e kanë programuesit të shkruajnë softuer që mund të përdoret në sisteme operative të ndryshme. Kjo gjë e bën më të lehtë për përdoruesit të ndërrojnë një smartfon Android me një iOS pa hequr dorë nga aplikacionet e tyre të preferuara.

Problemi i Hazael ka të bëjë më faktin se ai i qëndron besnik uebit. Uebi ka humbur kur vjen puna tek komoditeti, performanca, ndaj dhe programuesit po i drejtohen gjithnjë e më shumë ndërtimit të aplikacioneve për iOS dhe Android. Por kjo gjë nuk e ka bërë Hazael të dëshpërohet, ai ka vënë re një zhvillimin modest të uebit duke qënë se shfletuesit përditësohen me standarte të reja uebi. Madje Hazael po përpiqet fort për të bërë teknologjinë ueb konkuruese në treg. Ai është entuziast për faktin se 7 vjet më parë askush nuk donte ta përdorte uebin, ndërsa sot e preferojnë por jo aq sa do të donte ai.

Uebi sot është në rrezik sepse zë një pjesë shumë të vogël të jetëve dixhitale të përdoruesve. Por rritja në numër e pajisjeve mobile ka bërë që perspektivat e uebit të drejtohen drejt kompanive të mëdha si Apple dhe Google. Sot janë të disponueshme rreth 1.5 milion aplikacione iOS dhe 1.8 milion aplikacione Android, sipas Sameer Singh një analist i njohur i kësaj fushe. Prezenca e aplikacioneve është goxha e madhe dhe numri i shkarkimeve po rritet vit pas viti. Nuk ka ndonjë cudi që programuesit të fokusohen në aplikacionet për pajisjet mobile se sa për kompjutera, ata bazohen në faktin se numri i pajisjeve mobile të shitura është shumë herë më i lartë se i kompjuterave. Qëllimi i Hazael dhe ekipit të tij është krijimi i një kornize që bën teknologjitë më të adoptueshme për zhvilluesit për ta drejtuar atë sipas nevojave të tyre.

Humbja e universalitetit

World Wide Web tanimë 26 vjec, mund të themi se ka transformuar industrinë e uebit. Çdo sistem operativ kërkon një shfletues ndaj dhe uebi është tepër i domosdoshëm për programuesit që duan të kalojnë barrierat ndarëse mes sistemeve operative. Kur Facebook-u ishte në fillimet e tij, zhvilluesit nuk ishin të shqetësuar nëse përdoruesit e tij do të vinin nga një kompjuter Mac apo Windows pasi përditësimi i shërbimit ndodhi automatikisht në momentin kur përdoruesit hapën faqen e Facebook në shfletuesin e tyre. Por zhvillimi i menjëhershëm i iOS dhe Android ka vendosur një trend të ri që i drejtohet universalitetit. Aplikacionet e shkruara vetëm për tu përdorur në një sistem operativ, e kufizojnë shumë përdoruesin. Ndikimi i madh i Apple dhe Google është shtrirë dhe në fusha të reja si komunikimi, ruajtja e të dhënave etj. Madje dhe Microsoft ka dominuar për një kohë të gjatë me paketën e saj Office.

Këto janë disa nga arsyet që programuesit janë të fokusuar më shumë tek aplikacionet dhe 30% e të ardhurave të të cilave shkon drejt Google dhe Apple. Veglat e programimit për iOS dhe Android janë më të mira se ato për ueb, gjithashtu aplikacionet janë më të shpejta dhe mund të përshtaten fare mirë me ekosistemin e smartfonit, dhe më kryesorja ofrojnë fleksibilitet dhe inovacion. Madje dhe kompanitë fillimisht të bazuara në ueb si Facebook vendosën të krijojnë aplikacionin e tyre për iOS dhe Android.

Standarte të reja

Nga ana tjetër aleatët e uebit janë vënë në lëvizje për të rifituar kohën e humbur. Fondacioni i aplikimeve, njoftoi në tetor të vitit 2014 se ka në dorë teknika të reja për të përmirsuar standartet. Ai theksoi një koleksion prioritetesh si video chat, kriptografi, topografi, përgjegjshmëri dhe media streaming. Hazael deklaroi se ka sfida të mëdha përpara përsa i përket performancës, funksionimit të aplikacioneve offline ose jashtë shfletuesit. Një nga korigjimet më të rëndësishme ka të bëjë me shërbimin Service Workers, i cili i bën aplikacionet ueb më të thella. Konkretisht Service Workers janë programe që funksionojnë në sfond duke lejuar aplikacionet të punojnë dhe nëqoftëse nuk ka lidhje interneti.

‘Një komponent që sigurohet nga shfletuesi, regjistron veten në sistemin operativ. Kur ky i fundit merr një njoftim, dihet se duhet që shfletuesi të jetë aktiv dhe është pikërisht shfletuesi që thërret aplikacionin ueb. Serive Workers kanë si qëllim tu japin aplikacioneve jetë dhe jashtë shfletuesit. Kjo lë hapsira për mundësi interesante’, shpjegoi Hazaer. Një karakteristikë tjetër për të cilën ai është i entuziasmuar ka të bëjë me pagesat e ofruara nga një ndërfaqe, të cilat do të nxjerrin jashtë loje Google dhe Apple. Kjo mënyrë do ti lejojë programuesit të zgjedhin se cilin mekanizëm pagesash do të ofrojnë dhe do të ndihmojë në momentin kur dikush do të përdorë dicka të re si Bitcoin apo shërbime të tjera pagesash elektronike.

Kur standartet e industrisë funksionojnë, inxhinierët e harduerit dhe softuerit mund të fokusohen në inovacion të nivelit më të lartë se sa të përkushtohen në detaje të nivelit të ulët. Por krjimi i standarteve që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e të gjithëve është një proces që kërkon kohë. Aplikacionet ueb mund të përdorin acelometrat e smartfonit për të ndërvepruar me ekranin, sistemin GPS për të gjetur vendodhjen, kamerën për të shkrepur foto etj. Gjithashtu po vjen dhe një teknologji e re e quajtur WebGL, e cila bën të mundur bisedim video dhe audio dhe grafikat 3D për lojrat. Nga ana tjetër puna për të ofruar teknologjinë NFC, sapo ka filluar ndaj së shpejti do të kemi goxha për të parë nga uebi.

Një nga karakteristikat më të preferuara që i shtyjnë përdoruesit drejt përdorimit të smartfonëve apo tabletave është padyshim ekrani me prekje. Një ndërfaqe, e quajtur Touch Events, pati një fillim të hershëm përsa i përket kësaj fushe, por Microsoft i cili ka interes në standartet e uebit, ofroi një tjetër të quajtur Pointer Events e cila ofroi një prespektivë më të gjerë përsa i përket përvojës së saj në Windows. Kjo do të thotë që programuesit do ta kenë më të lehtë shkruarjen në uebfaqe apo në kodin e apliakcioneve që shtrihen në pajisje të ndryshme. Hazael e vlerësoi shumë këtë teknologji dhe shtoi se ajo i sjell avantazhe të reja uebit. Por përbën problem fakti se Apple nuk e ka mbështetur këtë nismë. Madje dhe Google vendosi mos të ofronte mbështetje për Pointer Events.

Pasi Pointer Events u standartizua dhe mori formën e duhur, Apple-it iu desh të përballej me zemërimin e atyre që donin që kjo teknologji të kishte sukses. Ata ishin të vendosur të ndalonin Apple të hidhte posht punën e shitësve të shfletuesve dhe organeve standarte përkatëse. Dhe Google u presionua shumë të mbështeste këtë iniciativë derisa kompania vendosi të rishqyrtonte këtë cështje.

Hazael është i vetëdijshëm për faktin se ky proces mund të jetë rraskapitës porn ë fund të tij programuesit do të jenë të aftë të arrijnë në cdo platformë e pajisje. Ai është optimist se uebi do të ketë sukses dhe në pajisjet mobile. E gjitha kjo mund të përdoret si një alternative ndaj aplikacioneve ‘mëmë’, dhe avantazhet e uebit sic janë shpërndarja, adresimi, të qënit i hapur etj mund të përbëjnë një avantazj dhe për prgramuesit e aplikacioneve mobile. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>