Analiza

A munden interneti dhe demokracia të bashkëjetojnë?

Apr 18 2015
0 Shpërndarje
A munden interneti dhe demokracia të bashkëjetojnë?

b864c842-d545-4d4f-86db-de46f0b83948-620x372

Vitet e fundit duket se ka nisur një luftë e heshtur mes qeverisë dhe përdoruesve të internetit. Disa sulme të fundit kibernetike kanë treguar se mund të jenë qeveritë e shteteve që fshihen pas tyre. Këtë javë në Hagë, një grup prej 29 nga përpiluesit e politikave të internetit dhe zyrtarë në fushën e sigurisë u mblodhën për të diskutuar mbi mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut online. I vetëquajtur Komisioni Global për Qeverisjen e Internetit, ky komision solli në vëmendje cështje të rëndësishme mbi të drejtat e njeriut online si pjesë e një objektivi më të gjerë për të rivendosjen e besimit në internet. Përvec të drejtave tona themelore për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, komisioni afirmoi nevojën për një enkriptim më të fuqishëm dhe zbatimin e teknologjive të reja në mbrojtje të privatësisë ndërkohë që kundërshtoi plotësisht ndërhyrjen e qeverisë në platformat e komunikimit online.

Kjo deklaratë e qartë është një pasqyrë e realitetit të internetit në ndërthurje me realitetin ligjor. Është mëse e qartë që nëse ne ulim nivelin e sigurisë tonë, dikush tjetër do ta shfrytëzojë këtë gjë për të na përgjuar. Komisioni nuk mbeti vetëm tek masat që duhen marrë kundër vëzhgimit të paligjshëm që qeveria i bën platformave të komunikimit. Ai insistoi se dhe kompanitë gjithashtu duhet të jenë më transparente dhe ti përmbahen politikave të ruajtjes së të dhënave, privatësisë dhe ti japin përdoruesve një informacion të saktë për atë c’ka kompanitë aksesojnë nga ata. Ky fokus i dyfishtë kundrejt qeverisë dhe kompanive përbën dicka tepër thelbësore.

Raporti prej 18 faqesh i paraqitur nga ky komision është i pari në llojin e vet i koordinuar, bazat e të cilit u hodhën nga autoritetet britanike dhe kanadeze, Qendra për Inovacion e Qeverisjes Ndërkombëtare dhe u kryesua nga ish ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. Ky paraprin një raport final i cili është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2016. Bëhet fjalë për një përmirsim të rëndësishëm sepse raporti konsideron dhe balancon nevojën për besim të shtetasve në komunikimet dixhitale dhe shërbimet dhe në të njëjtën kohë nxjerr në pah interesin e përbashkët për zbatimin e ligjit. Pra ky raport përkrah dukshëm transparencën, përgjegjësitë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

‘Detyrimi i shteteve për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat për privatësi dhe lirinë e shprehjes nuk është fakultativ. Edhe nëse nuk bëhet fjalë për të drejta absolute, kufizimet për këto të drejta duhen të jenë të përshkruara me ligj duke garantuar se ato janë propocionale dhe të nevojshme. Qeveritë duhet të kujdesen që ti ofrojnë shtetasve të tyre pa dallim mbrojtjen e të dhënave brenda kufijve. Raporti gjithashtu ka përmendur dhe ‘Internet of Things’ një koncept, teknologji e re që pritet të pushtojë mjediset ku ne jetojmë. Dicka e tillë do të cënojë intimitetin dhe do të ulë nivelin e sigurisë. Autorët e raportit deklaruan se rregullat apo ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave personale akoma nuk janë përshtatur me moshën dixhitale që po vjen ndaj ky përbën një problem që duhet korigjuar.

Impakti social dhe këndvështrime të tjera

Qëllimi i përgjithshëm i këtij grupi të mbledhur është artikulimi dhe avancimi i një vizioni strategjik përsa i përket keqkuptimit që i është bërë ndërhyrjes së qeverisë online. Duke e parë nga një këndvështrim i ngushtë kjo ka të bëjë me organet kompetente të qeverisë sic janë ICANN dhe IEFT. Por duke e parë më gjerë marrëdhënia mes qeverive dhe internetit është beteja më e madhe gjeoekonomike dhe gjeopolitike për të cilën kurrë nuk kemi dëgjuar rregulla, fitues apo humbës. Por ajo që dimë të gjithë është se qeverisja e internetit dominohet nga një super fuqi “Shtetet e Bashkuara”.

Në raport flitet për atë që është quajtur modeli i shumë faktorëve i qeverisjes së internetit dhe për një term të panjohur më parë të quajtur ‘kompakti social’. Ky term pasyqron lidhjen e pazbuluar që do të vendoset mes shteteve dhe shtetasve të tyre në periudhën dixhitale dhe një komunitet të ri të dyshimtë të palëve të interesuara. Si do të ndryshojë roli i qeverisë dhe i kompanive kundrejt privatësisë së përdoruesit? Gjithsecili komponent i kësaj marrëdhënie ka interesat e veta. Përvec këtyre ekzistojn dhe disa zëra të pavarur që mbështesin kauza të mira në favor të përdoruesv të internetit por përballë dy fronteve si Kina dhe Rusia në një anë dhe SHBA me aleatët e saj në anën tjetër, zëri i tyre zor se dëgjohet.

A do ta shpëtojë besimi internetin?

Raporti i paraqitur është i shkëlqyer në aspekte të ndryshme. Ai paraqet një kornizë normative për privatësinë dhe sigurinë dhe vë në dukej detaje të ndjeshme dhe baza të forta. Raporti mbështetet të dhëna origjinale të sakta të mbledhura nga sondazhe të ndryshme duke treguar shkallën e interesit publik në lidhje me qeverinë dhe mbikqyrjen e koorporatave. Por për ti dhënë më shumë kuptim përmbajtjes së raportit duhet të paraqiten më shumë mekanizma për veprim.

Besimi është një tjetër komponent i këtij faktori për të cilin duhet avancuar por të gjithë e dimë se besimi është një ndenjë njerzore dhe tepër e ndryshueshme. I vështirë për tu fituar dhe i lehtë për tu humbur, besimi është një atribut i njerëzve i fituar nga eksperiencat e jetës. Por makinat, subjektet, produktet teknologjike nuk janë dicka që ne besojmë. Ato janë gjëra që ne pranojmë ti përdorim bazuar të nivele të ndryshme të perceptimit dhe njohurive. Ne kurrsesi nuk duam që kompanivë dhe agjensitë e sigurisë të jenë të ndryshueshme dhe gabueshme. Besimi kërkon shumë punë, mundim dhe prova konkrete. Besimi i kompanive tek konsumatorët mund të fitohet duke ju bindur ligjeve, respektuar dhe promovuar të drejtat e tyre.

Shqetësimet e shprehura në këtë raporti tingëllojnë më shumë si një paralajmërim ndaj qeverive dhe korporatave. Raporti të paktën është i ndjeshëm ndaj nevojës për të mbajtur të gjithë lojtarët të përgjegjshëm dhe brenda kufijve të ligjit. Megjithatë është një shqetësim që raporti nuk konsideron mekanizmat me të cilat një konsensun i tillë mes tri komponentëve mund të vendoset. Kompakti social mund të avancojë në mënyrë pragmatike pasi alternativat e tjera nuk janë konsideruar të realizueshme ose të arritshme. Ka të ngjarë që ky dokument të perceptohet si një sfidë që duhet kaluar nga qeveritë dhe kompanitë.

Cfarë i shqetëson qytetarët?

Një anketë online e quajtur CIGI ka mbledhur opinionin e 23.326 përdoruesve të internetit nga 24 shtete të ndryshme për një periudhë 36 ditore në tetor-nëntor të vitit 2014. Anketa zbuloi se:

  • 74% ishin të shqetësuar në lidhje me kompanitë e monitorimit të aktiviteteve online dhe rrezikun e shitjes së informacioneve të tyre për qëllime biznesi
  • 77% ishin të shqetësuar për hakimin e llogarive të tyre personale
  • 78% ishin të shqetësuar për krimin kibernetik që prek të dhëna financiare
  • 61% ishin të shqetësuar për mbikqyrjen e qeverisë
  • 62% ishin të shqetësuar për mbikqyrjen nga qeveritë e jashtme
  • 72% duan që informacioni i tyre personal të ruhet fizikisht në një server të sigurt
  • 64% kishin një shkallë të lartë shqetësimi për privatësinë e tyre online në vitet në vijim  (PC World Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>