Harduer

A mundet dhe një herë që LG-ja të kthehet nga platforma Windows Phone

May 14 2014
0 Shpërndarje
A mundet dhe një herë që LG-ja të kthehet nga platforma Windows Phone

gsmarena_001LG mund të ketë qenë ndër partnerët e parë të Windows Phone, por shumë shpejt e humbi interesin për këtë platformë. Prodhuesi i pajisjeve me Android mund të ketë ndryshuar mendim nëse gjykojmë nga ky imazh i rrjedhur në internet.

Është një pajisje Windows Phone 8.1 të cilën mund ta dallojmë lehtësisht nga tejdukshmëria e ikonave dhe nga madhësia e butonave virtual që ka mundësi të jetë një phablet.

Uni8 siç quhet ndryshe flet për një ekran të madh, ndërkohë që Microsoft akoma kërkon kohë të zëvendësojë Windows RT me Windows Phone 8 bazuar në disa informacione të fundit.

Gjithsesi shumë pak dimë për pajisjen përveçse duket të ketë një dizajn të hollë. Duke pasuar parasysh se kemi të bëjmë me një smarfon Windows Phone 8, një Snapdragon 800 dhe ekran 1080p mbeten supozimet më të arsyeshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>