Harduer

A mundet Galaxy S5 të mbijetojë në ujë po aq gjatë sa Xperia Z2 me certifikim IP58 (Video)

May 7 2014
0 Shpërndarje
A mundet Galaxy S5 të mbijetojë në ujë po aq gjatë sa Xperia Z2 me certifikim IP58 (Video)

Can-the-Galaxy-S5-survive-under-water-as-long-as-the-IP58-certified-Xperia-Z2-videoSamsung Galaxy S5 ka një certifikim IP67, ndërsa kompania e quan telefonin “rezistent ndaj ujit”. Jo vetëm që i mbijetoi hedhjes në ujë nga të gjitha anët, por u zhyt edhe tre hapa nën ujë duke qëndruar rreth 1 orë e gjysmë.

Ne e kemi parë këtë smartfon ti mbijetojë një makinerie larëse, gjithashtu të qëndrojë i ndezur në ujë për mëse një orë, e cila është dy herë më shumë sesa sugjeron certifikimi IP67.

Por a mund të rezistojë më shumë se aq ? Sony Xperia Z2 ka një certifikim IP58, që do të thotë se mund të qëndrojë pesë hapa nën ujë për më shumë se një orë pa pësuar asnjë dëm në materialet e brendshme të pajsijes.

Xperia Z2, gjithsesi, ka një ndërtim kompakt tërësisht i mbyllur me një bateri të pa zëvendësueshme, ndërsa Galaxty S5 ka një bateri që mund të hiqet dhe zëvendësohet. Në video e mëposhtme pas qëndrimin në ujë për 1 orë e gjysmë, çdo gjë duket të funksionojë për mrekulli për Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>