Harduer

A mundet kjo pajisje ta ndryshojë tërësisht privatësinë tuaj (Video)

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
A mundet kjo pajisje ta ndryshojë tërësisht privatësinë tuaj (Video)

myIDKeyA e keni vënë re se sa më shumë e-maile, llogari bankare apo profile në rrjetet sociale po e bëjnë jetën më të komplikuar?

Falë pajisjes “myIDKey”, të gjitha fjalëkalimet dhe të dhënat sensitive do t’i keni në dispozicion me prekjen e gishtit.

Duke parë që jeta juaj shoqërore po bëhet gjithnjë e më e përhapur në rrjete të ndryshme on line, keni më shumë të holla në llogari, më shumë karta krediti etj., do ta vëreni se kujtesa juaj nuk ju shërben edhe aq mirë.

Me fjalë të tjera, paraqitet problemi se si ti mbajmë mend të gjitha fjalëkalimet, PIN-et dhe numrat e xhirollogarive.

Për këtë arsye është zhvilluar edhe “myIDKey“.

“myIDkey” është USB disk i cili aktivizohet përmes zërit. Jo vetëm që ruan të dhënat tuaja, por edhe mundëson qasjen në të dhëna të ndjeshme dhe private të llogarive tuaja dhe atë vetëm me përdorimin e gishtit. “myIDKey” është e pajisur me skaner biometrik, i cili i’u mundëson vetëm juve qasje në të dhënat që keni futur në këtë pajisje.

Nëse merrni këtë pajisje, ju nuk keni nevojë të përdorni të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë tuaja.

Projekti “myIDKey” është i hapur për financim përmes shërbimit Kickstarter, ku edhe mund ta porosisni me çmimin minimal prej 99 dollarëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>