Lajmet

A mundet që ISP-ja juaj të lexojë çfarë dërgoni dhe shpërndani në Facebook

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
A mundet që ISP-ja juaj të lexojë çfarë dërgoni dhe shpërndani në Facebook

facebook-peeking-100026441-galleryÇdo lloj komunikimi përmes internetit në shtëpitë tuaja kalon përmes ofruesit tuaj të internetit (ISP). Ajo di IP adresën tuaj (IP adresën e routerit tuaj), ajo di adresën tuaj fizike, dhe kështu bën ndërlidhjen e individëve përmes internetit. Nëse ju hyni në Facebook dhe kontrolloni url-në e shfletuesit, ju do të shikoni se fillon me https. Shkronja “s” tregon se është duke përdorur enkriptimin SSL, dhe se të dhënat tuaja janë të enkriptuara mes kompjuterit dhe serverit të Facebook-ut.

Duhet të dini diçka se SSL nuk është edhe aq e sigurtë. Dobësia “Heartbleed” na vuri në dijeni të gjithëve se SSL nuk është perfekte. Por dyshohet që ISP-të të munden të përdorin teknika ilegale të hakimit për të lexuar postimet tuaja në Facebook. Kjo sjellje e tillë zakonisht është tipar i kriminelëve kibernetike dhei qeverive.

Por ka diçka që ju duhet ta keni në konsideratë. Ne po flasim për Facebook-un. Ju paguani ISP-në tuaj për shërbimin dhe reklamuesit paguajnë Facebook-un për t’ju “treguar” çdo gjë rreth teje. Nëse ju vendosni të dhëna dhe informacion të ndjeshëm në Facebook, aksesi që mund të ketë ISP-ja në atë informacion është gjëja e cila duhet t’ju shqetësojë më pak. Nëse ju po përdorni Facebook-un apo ngjashëm me të, ju duhet të ndiqni disa këshilla rreth privatësisë dhe si ta mbroni vetveten. Dhe nëse ju nuk doni që ISP-ja juaj të dijë çfarë po bëni, përdorni një rrjet Privat Virtual(VPN) si CyberGhost. Ose përdorni Shfletuesin e Tor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>