Vëzhgim

A po bëhen testime për video-biseda në Facebook?

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
A po bëhen testime për video-biseda në Facebook?

Në fundin e vitit të kaluar, ishte zbuluar kod në Facebook që përfshinte referime për Skype dhe ID-të e përdoruesve të softuerit Skype. Facebook dhe Skype tashmë kanë një miqësi që bën ndërlidhjen e rrjetit Facebook me klientin e zërit përgjatë IP adresave, VoIP. Thashethemet për bisedat me zë në Facebook datojnë që më 2009, sidoqoftë, kur ndërmarrja ishte thënë që të punonte me softuerin Vivox në mundësitë e video-bisedave.

Rrjeti Facebook është gjithashtu në mes të prodhimit të vet për porosi, një shërbim që bën ndërlidhjen e email-it, IM-it dhe dërgimit të teksteve nën ombrellën e rrjetit Facebook dhe një adrese @facebook.com. Dikush mund të supozojë që atëherë do të bëhen thirrjet VoIP  shtesë logjike e një “sistemi modern të dërgimit të porosive.”

Një lëvizje e tillë do të sillte rrjetin Facebook në një konkurrencë të denjë me ndërmarrjen Google, e cila ka ndërlidhur video-thirrjet në Gmail dhe e ka bërë falas thirrjen telefonike (duke e tejkaluar mënyrën e thirrjes në mes të vetëm dy përdoruesve të Gmail-it) në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në vititn 2011./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>