Analiza

A po e fiton Apple “luftën” kundër Samsung

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
A po e fiton Apple “luftën” kundër Samsung

1Nëse ka një gjë që është mëse e qartë sot është që kompania Apple ka pasur plotësisht të drejtë në strategjinë e saj deri më sot.

Ndërkohë që kishte shumë njerëz që ishin pesimist dhe mendonin se Apple do rrëzohej shpejt nga kundërshtari Samsung, u pa se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte.

Në raportin e fitimeve të dorëzuar nga Samsung u konstatua se në tremujorin e tretë kjo kompani pësoi një rënie. Këtë herë fitimi ra me 25% dhe kjo për shkak të biznesit të celularëve. Gjatë të njëjtës periudhë fitimi i Apple u rrit me 12% dhe shitjet e iPhone-ve u rritën me 9%.

Kohë më e keqe erdhi për kompaninë Samsung. Pjesa e saj e tregut të smartfonëve u ul në 25.2% nga 32.5% që ishte vitin e kaluar. Dhe pjesa e tregut të Apple ra, por jo në masë aq të madhe, në 11% nga 13.4% që ishte një vit më parë.

Reuters raportoi se: “Samsung ishte i vetmi prodhues i madh që raportoi një rënie absolute të dërgesave” gjatë tremujorit. Samsung po konkurron me Apple e cila po qëndron fort në treg në saj të një marke të pastër, telefonëve të një cilësie të lartë dhe iOS si sistemi më i mirë operativ për celularë në botë.

Ndërkohë që shumë njerëz po e nxisin Apple të ulë çmimet ajo po bën gjënë e duhur duke i mbajtur ato në një nivel konstant. Ajo shet telefonë të teknologjisë së lartë me çmime të shtrenjta dhe si pasojë po rrit fitimet e saj.

Por Apple nuk po i injoron nivelet e ulëta të tregut, ajo shet iPhone-t e vjetër me çmime të ulëta. Këto shitje po shkojnë shumë mirë dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>