Analiza

A po “frikësohet” Twitter nga Snapchat dhe Instagram

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
A po “frikësohet” Twitter nga Snapchat dhe Instagram

f7c3585f1e776c553400ba220fb6f80dPërditësimi i fundit i aplikacionit të Twitter për pajisjet iOS tregon se si Snapchat dhe Instagram po bëhen kërcënim më i madh për të sesa që u mendua më herët.

Shifrat në Snapchat po rriten me shpejtësi marramendëse, gjë që tregoi qartë interesimin e Facebook dhe Google të cilët tentuan ta blejnë këtë shërbim, por deri më tani pa sukses.

Instagram gjithashtu nën sfond të Facebook-ut po qëndron në një pozitë mjaft të mirë.

Fotografitë janë shumë të rëndësishme për Twitter kështu që kohë më parë është mundësuar dërgimi i fotografive në mesazhe private, rikujtojmë se Instagram me aplikacionin e vet Direct gjithashtu e ka ofruar këtë opsion, ndërsa e dimë se Snapchat që nga fillimi e ofron këtë mundësi, fotografitë shihen edhe në “feed” që gjithsesi e rrit shikueshmërinë dhe tërheqë vëmendjen e përdoruesit.

Para kësaj Twitter ka futur filtrues për fotografi, aftësi kjo e njohur kohë më parë në Instagram. Duket se Twitter po “noton” në mes të Facebook, Snapchat dhe Instagram-it.

A dërgoni ju fotografi në Twitter apo për këtë qëllim më shumë përdorni Instagram-in? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>