Lajmet

A po ju mbron vërtet fjalëkalimi (Infografik)

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
A po ju mbron vërtet fjalëkalimi (Infografik)

lockSiguria në internet është një fushë jo e thjeshtë për t’u përvetësuar. Një haker, ekspert i fushës, mund të gjejë fjalëkalimin tuaj më shpejt sesa i duhet për shembull një faqeje uebi për t’u hapur.

Prandaj, është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që të dini të mbroni veten.

Për të bërë një përmbledhje të fakteve, Instant Chechmate ka krijuar infografikun e mëposhtëm, ku tregohet se sa e lehtë është të hakosh pjesën më të madhe të përdoruesve. Për shembull, një e treta e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim për çdo faqe. Po ashtu, nga statistikat, rezulton se përdoruesi i zakonshëm përdor rreth 6 fjalëkalime të ndryshme. 73% e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim për pjesë më të madhe të faqeve ku janë të regjistruar.

32% e njerëzve i ruajnë në telefon fjalëkalimet, ndërsa 62% e përdoruesve të smartfonëve nuk e kanë siguruar me kod telefonin e tyre.

Vështirësia e fjalëkalimeve është çështje më vete. 4% e njerëzve përdorin fjalën “password” si fjalëkalim, ndërsa 25% e fjalëkalimeve më të përdorura janë emra njerëzish. Kjo do të thotë se një haker mund ta gjejë brenda 3 minutash një fjalëkalim të zakonshëm.

5% e meshkujve përdorin si fjalëkalim emrin e partneres, ndërsa 30% e femrave e bëjnë këtë gjë për partnerin e tyre.

Si të krijoni një fjalëkalim të vështirë?

– Përdorni 8 ose më shumë shkronja

– Kombinoni shkronjat, numrat, shenjat e pikësimit dhe karakteret e veçanta

– Testojeni fjalëkalimin. Këtë gjë e bëjnë edhe shumica e faqeve ku regjistroheni

– Ndryshojeni fjalëkalimi dy herë në vit

– Mos përdorni informacione publike, si emrin tuaj, të fëmijëve, të parnerit/es etj.

– Mos përdorni fjalë të plota sepse janë shumë të thjeshta për t’u gjetur

– Mos e shkruani asgjëkund fjalëkalimin. Mund të përdorni elemente që ju ndihmojnë ta kujtoni nëse ju duhet ta shkruani patjetër.

– Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në shumë llogari.

– Mos hyni nëpër llogaritë tuaja private nga kompjuterë publikë

– Mos ia tregoni askujt fjalëkalimin (PCWorld Albanian)

online-password-protection1

Lajmet e fundit>